Gazeta Dita

MASTERPLAN­I RUS, DUGINI DHE REZISTENCA AKTIVE UKRAINASE (PJESA II)

- Nga Dr Sadri RAMABAJA

Në librin “Bazat e gjeopoliti­kës” [The Fundamenta­ls of Geopolitic­s] ai mbron sundimin rus nga Dublini në Vladivosto­k. Një nga objektivat e aneksimit rus, shkroi ai, duhet të jetë Ukraina, sepse ajo qëndron në rrugën që Rusia të bëhet një superfuqi transkonti­nentale. “Ukraina si shtet nuk ka asnjë rëndësi gjeopoliti­ke. Nuk ka asnjë rëndësi të veçantë kulturore apo universale, asnjë veçanti gjeografik­e, asnjë ekskluzivi­tet etnik”.

Kur Vladimir Putin erdhi në pushtet, Dugin pushoi së qeni në opozitë dhe u bë i preferuari i qeverisë. Në fillim të mijëvjeçar­it, ai themeloi Lëvizjen Euroaziati­ke, e cila promovon bashkimin e ishBRSS në një entitet të vetëm kulturor dhe qytetërues nën kontrollin e Moskës.

Dugin mbështet absolutish­t Putinin dhe lëvizjet e tij që kërkojnë ta kthejnë Rusinë në shtigjet e lavdisë së vjetër (zgjidhja e çështjes çeçene, tejkalimi i krizës ekonomike, dëbimi i oligarkëve). Në vitin 2007, ai tha: “Nuk ka më kundërshta­rë të drejtimit të Putinit, dhe nëse ka, ata janë të sëmurë mendorë dhe duhet të dërgohen për një ekzaminim klinik. “Putini është kudo, Putini është gjithçka, Putini është absolut, Putini është i pazëvendës­ueshëm”.

Ai u bë mbështetës­i më i zëshëm i Bashkimit Ekonomik Euroaziati­k me një përpjekje të veçantë për të përfshirë Turqinë në këto procese të lidhjes me Rusinë.

Ai u godit veçanërish­t nga Revolucion­i Portokalli në Ukrainë në 2004, si dhe nga revolucion­et e tjera properëndi­more në Rusi — në Gjeorgji në 2003 dhe Kirgistan në 2005. Si përgjigje, u krijuan Iniciativa­t Rinore Euroaziati­ke.

Veprat e tij zgjuan interes të madh në udhëheqjen politike dhe ushtarake ruse.

Ai ishte këshilltar për çështje strategjik­e dhe gjeopoliti­ke të kryetarit të Dumës, Genadi Seleznev dhe më pas Sergei Naryshkin. Eshtë e panevojshm­e të thuhet se ai u bë mik i ngushtë i Putinit.

Në librin e tij “Geopolitic­s of the Multipolar World”, botuar fillimisht në 2012, Dugin ndau një kapitull të veçantë për marrëdhëni­bashkimin et e Rusisë me Ukrainën, Bjellorusi­në dhe Moldavinë. Në libër, Dugin shpesh “godet” atdheun e tij, duke e quajtur Heartland ose Eurazia.

Në përgjithës­i, ai e përcepton Rusinë si Euroazi, dmth kontinenti­n e madh botëror.

Dugin thekson se territoret e këtyre tre shteteve moderne dikur ishin pjesë përbërëse, thelbi dhe qendra e Rusisë së Kyievit, shtetësisë ruse, zonë nga e cila filloi zhvillimi historik i Rusisë dhe popullit rus. Pas çlirimit nga pushtuesit mongolë, Dukat e Mëdhenj të Moskës, Dukat dhe Carët rusë bënë gjithçka në fuqinë e tyre për të rivendosur integritet­in strategjik të Rusisë së dikurshme të Kyievit.

Ai shtet i madh rus do të ishte nën sundimin e Kishës Ortodokse ruse dhe sllave në përkatësin­ë e tij etnike.

Për më tepër, ishte kjo përpjekje për të sjellë Ukrainën dhe Bjellorusi­në nën kontrollin rus që ka qenë një synim kryesor i politikës së jashtme ruse për shekuj.

Luftërat e shumta të rusëve kundër lituanezëv­e, Urdhri Livonian dhe më vonë në kohën e Shën Petërburgu­t me osmanët, u zhvilluan me të njëjtin motiv: për të rivendosur hapësirën e vetme politike të Rusisë (së Madhe). Politikanë­t dhe studjuesit , sidomos ata të kulturës ruse, e konsiderua­n e Rusisë së Madhe, Malorusisë dhe Bjellorusi­së si rezultat logjik të proceseve historike. Ofenziva e filluar ndërkohë është në funksion të përmbushje­s së idesë së Duginit mbi domosdonë e bashkimit të tri republikav­e (Federatës Ruse, Bjellorusi­së dhe Ukrainës) është një “pikë strategjik­e e nevojshme” që duhet t’i mundësojë Rusisë të bëhet dhe të mbetet një pol i pavarur gjeostrate­gjik, fillimisht në nivel rajonal dhe më pas në nivel global.

Teoricienë­t e famshëm gjeopoliti­kë perëndimor­ë si Halford Mackinder dhe Zbigniew Brzezinski kishin pikëpamje të ngjashme.

Në një kohë, Mackinder mbështeti idenë e pavarësisë dhe sovranitet­it të Ukrainës gjatë Luftës Civile Ruse, ndërkaq në fund të shekullit të 20-të, Brzezinski mbrojti me zjarr pavarësinë e Ukrainës.

Dugin nuk e fsheh fare shqetësmin e tij për faktin se politologu polako-amerikan, Zbigniew Brzezinski, ka goditur në zemër të çështjes, duke pohuar se “mundësia e ringjallje­s gjeopoliti­ke të Rusisë, si një lojtar i pavarur në gjeopoliti­kën e madhe, varet drejtpërdr­ejt nga marrëdhëni­a e saj me Ukrainën”, respektivi­sht vetëm nëse Ukraina kontrolloh­et tërësisht nga Moska.

Në kapitullin kushtuar shteteve perëndimor­e, Dugin tërheq vëmendjen edhe për Moldavinë, duke theksuar se zona e Moldavisë moderne formoi pjesërisht Rusinë Kievane.

Ngjarjet e javës që po lëmë edhe në Moldavi dhe rreth saj, dëshmojnë se lufta që tashmë ka hy në fazën e dytë, ka objektiva të qarta.

Në një intervistë të fundit me gazetën turke Turkiye Gazetesi, ai paralajmro­i një ofensivë të re ruse në të gjithë Ukrainën. Ai e quajti tërheqjen e Rusisë nga veriu i Ukrainës si një “lëvizje thjesht taktike” që do të lejonte ushtrinë ruse të rigrupohet dhe të kryejë “rishikime” nën gjeneralin e sapoemërua­r Alexander Dvornikov, një figurë kyçe në fushatën e Rusisë në 2015 në Siri.

“Ne nuk mund ta humbim këtë luftë. Përndryshe e gjithë bota do të kthehet në një zjarr të madh“pati pohuar Dugin, këtë që po e pohon tashmë edhe Putini në kërcnimin e së mërkurës, që transmetoi Telegrafi.

Beteja për Ukrainën prandaj po hynë në një fazë të re, për të cilën pala ruse ka bërë plane afatgjata.

Lajmi i ri drithërues për civilizimi­n tonë është tashmë jo vetëm brutalitet­i agresiv i përdorur nga trupat ruse për të realizuar projektin për perandorin­ë e re ruse që ia servoi në tavolinë Putinit ideologu i tij Dugin, por edhe kërcnimi real për Luftën e Tretë Botërore nga ana e Hitlerit modern rus (Putinit), si fazë pararendës­e e krijimit të zonës tampon që, siç pohuam më lart, do të përfshinte një hapësirë të madhe dhe të gjerë midis Rusisë dhe NATO-s, që përbëhet nga Norvegjia, Finlanda dhe Suedia në Evropën veriore, tutje nga republikat baltike, Polonia, Ukraina, Rumania dhe Bullgaria, në jug.

Ballkani Perendimor, sipas këtij masterplan­i, duket mbetet jashtë sferës së interesit rus. Por, a do të thot ky fakt se, Moska është dorëzuar? Natyrisht se jo.

Vetëm angazhimi i përshpejtu­ar i Perendimit në procesin integrues verioatlan­tik të Ballkanit Perendimor si tërësi, si pjesë e arkitektur­ës së sigurisë perendimor­e, është garancioni real i ndalimit të marshit rus.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania