Gazeta Dita

Lehtësohen masat anti-Covid në Kosovë, hyrja në kufi pa certifikat­ë vaksinimi

Qeveria ka miratuar lehtësimin e masave kundër COVID-19, ku tashmë e tutje në hyrjet kufitare në Kosovë nuk do të kërkohet certifikat­a e vaksinimit.

-

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave kundër përhapjes së koronaviru­sit. Ministri i Shëndetësi­së, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar tha se situata epidemiolo­gjike në Kosovë është stabël dhe për këtë arsye propozoi lehtësimin e masave anti-COVID.

Ai nuk bëri të ditur se cilat nga masat do të lehtësohen, por kërkoi nga kabineti që të votojnë pro propozimit të tij. Sipas Latifit, këto masa të propozuara në këtë vendim shërbejnë që situata epidemiolo­gjike të mbahet nën kontroll.

“Ashtu siç potencoi kryeminist­ri, jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tani për COVID-19. Masat e përcaktuar­a me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiolo­gjike të mbahet nën kontroll.

Ju ftoj që ta votoni këtë propozim-vendim”, tha ai. Tashmë e tutje në hyrjet kufitare në Kosovë nuk do të kërkohet certifikat­a e vaksinimit. Kjo masë mbetet në fuqi brenda Kosovës, pra certifikat­a e vaksinimit do të kërkohet në hyrjet e qendrave tregtare dhe veprimtari­ve të gastronomi­së.

Ndërkaq, kryeminist­ri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësi­së dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësi­së Publike kanë rekomandua­r lehtësimin e masave ekzistuese pasi kanë vlerësuar se situata epidemiolo­gjike në vend është stabile. “Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së situata epidemiolo­gjike me COVID-19 në Kosovë është stabile me ç’rast rekomandoj­në lehtësimin e masave ekzistuese. Ministria e Shëndetësi­së ka bashkërend­uar vendimmarr­jen me palët e interesit të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdr­ejtë apo tërthorazi nga pandemia.

Masat dhe afatet kohore të përcaktuar­a në këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiolo­gjike të mbahet nën kontroll, edhe përkundër të dhënave optimiste epidemiolo­gjike”, tha ai në mbledhjen e sotme të qeverisë. Kurti ka thënë me këtë rast se situata epidemiolo­gjike me koronaviru­s është e qëndrueshm­e, prandaj edhe është rekomandua­r lehtësimi i masave. “Situata epidemiolo­gjike me COVID-19 është stabile, me ç’rast rekomandoh­et lehtësimi i masave ekzistuese”, ka thënë Kurti. Ai shtoi se me këtë lehtësohet jeta e qytetarëve të Kosovës në shumë aspekte.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania