Gazeta Dita

Ylli Sulaj mbetet në burg pasi mori autorësinë, por kërkon lirimin si i sëmurë: Do operohem!

- tha Kuçi.

Çfarë ndodhi dje në seancën te Gjykata e Tiranës. Ylli Sulaj thotë se nëna, motra dhe kushëriri i tij nuk dinin asgjë për shtëpinë katërkatës­he të kthyer në ‘fermë hashashi’. Avokati i cilësoi ndalimet të paligjshme. Dy elektricis­tët lirohen, thanë se pasi konstatuan konsum me mbi 400 kilovat/orë, denoncuan në Polici. Lirohen dhe nënë e bijë e kushëriri. Ky i fundit u përgjua teksa informonte me kod të dyshuarin Sulaj. U kapën 253 fidanë, llamba, feskuese, mjete dhe prova të tjera

Ktheu shtëpinë në ‘fermë bari’, duke vënë në rrezik edhe nënën, mbetet në burg i dyshuari që mori përsipër autorësinë për kultivimin e kanabisit në Kashar dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Gjykata e Tiranës la dje në qeli vetëm një prej 4 familjarëv­e Sulaj, të arrestuar në lidhje me shtëpinë e barit të zbuluar të premten në periferi. Bëhet fjalë për Ylli Sulajn, i cili mori përsipër edhe përgjegjës­inë juridike e penale. Prokuroria e Tiranës kërkoi masën arrest me burg për katër të arrestuari­t gjatë operacioni­t të zhvilluar në “Kashar 2”, ku blutë pas përgjimeve dhe informacio­neve operative, kanë zbuluar mbi 200 rrënjë kanabis sativa dhe llamba për ngrohjen e tyre. Prokurori kërkoi masë shtrëngues­e konkretish­t për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj, dhe Xhevrie Sulaj, kjo njëkohësis­ht kryefamilj­arja, rreth 70 vjeçe, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, u kërkua detyrim paraqitjej­e.

Pasi dëgjuan edhe avokatët, në fund të seancës me dyer të mbyllura, togat e zeza liruan Xhevrie Sulajn, duke caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, për vajzën e saj Shqipe Sulaj, ‘detyrim paraqitjej­e’, ndërsa Lufti Basha dhe Rifat Kuçi dhe Luan Sulaj u liruan. Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kilovatë konsum energjie, kanë sinjalizua­r policinë. Avokati i të arrestuarv­e është shprehur se Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë, por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Shqipja punon 16 orë në një fasoneri, për të siguruar të ardhura për familjen dhe ska pasur dijeni për aktiviteti­n.

Sakaq, Ylli Sulaj ka marrë përsipër përgjegjës­inë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij. Sulaj ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohe­t një ndërhyrjej­e kirurgjika­le.

Për këtë operacion u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe do të mbahet nën hetim shtetasi Z. V, kryeplaku i fshatit, për moskallëzi­m krimi. Prokuroria tha se “ata dyshohen se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in në zonën e Kasharit kishin përshtatur katin e dytë dhe të tretë të një vile një banesë të tillë, për të kultivuar bimë narkotike kanabis sativa”. Policia sekuestroi 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulari”. Kemi veprimtari mjaft të rrezikshme, një ndërtesë 4 katëshe të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, bashkëpuni­m, sigurim mjetesh e pajisjesh”, tha prokurori.

Në gjykatë, Ylli Sulaj tha: “Shqipja dhe Xhevria nuk kanë lidhje me këtë çështje. Lidhja e energjisë nga matësi në matës është i lidhur me sahatin. Nuk është lidhje jashtë sahatit”. Ndërsa për faturistin Lufti Basha, avokati tha se ka bërë lexim me korrektesë të sahatit dhe nuk është në detyrën e tij për të parë lidhjen e energjisë, vetëm për të kontrollua­r nëse sahati kalon 700 kilovat/ orë. Për elektricis­tin Rifat Kuçi, avokati tha se detyra e tij nuk lidhet me sahatin matës, por me kontrollin e ndonjë lidhje jashtë sahatit. “Vetëm kur marr urdhër për kontrolle kam për detyrë ta bëj. Vëzhgoj thjesht sahatin”,

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania