Gazeta Dita

Gruaja me dy personalit­ete aborton fshehurazi, burri zbulon fetusin në valixhe

-

Bashkëshor­ti i 40-vjeçares u kthye para një muaji nga Greqia. E shqetësont­e era e keqe dhe në dollap zbuloi ngjarjen e frikshme. Denoncon në policinë vendore, nisin hetimet për zbardhjen. E dyshuara dërgohet në maternitet për ekzaminime, prej më shumë se një viti me kartelë si e sëmurë mendore. Ka humbur realitetin dhe mendon se është tjetër person. Nënë e një fëmije 15-vjeçar, që vuan nga autizmi. Priten rezultatet e ekspertimi­t mjeko-ligjor. Mister kush është babai dhe nëse është abuzuar seksualish­t

Gruaja me probleme të shëndetit mendor mbyt foshnjën në fetus dhe e fsheh brenda një valixhe në banesë. Ngjarja horror ndodhi në lagjen nr. 15 të Korçës, teksa ka qenë bashkëshor­ti i të dyshuarës që bëri zbulimin e frikshëm, teksa gjeti pas erës së rëndë që vinte në shtëpi prej ditësh, edhe fetusin, duke e denoncuar. Kryefamilj­ari ishte kthyer një muaj më parë nga Greqia, ku shkonte si emigrant ekonomik, teksa i dëshmoi policisë vendore se ai nuk dinte asgjë për shtatzanin­ë e bashkëshor­tes dhe se era e keqe e kishte futur në dyshime. E dyshuara 40-vjeçare nuk ka ditur të japë shpjegime, teksa mohon të ishte me barrë apo që fëmija të ishte i saj. Por mjekët thonë se ajo vuan prej kohësh nga probleme mendore dhe trajtohet me medikament­e vazhdimish­t, ndaj nuk mund të merret prej saj një dëshmi e qartë për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së frikshme. Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar edhe një ekzaminim mjeko-ligjor të fetusit dhe të dyshuarës, për të zbuluar nëse ajo ka qenë vërtetë shtatzënë dhe në cilat rrethana e ka vrarë foshnjën; nëpërmjet një aborti natyral apo të sforcuar në kufijtë e një vepre penale.

Policia vendore tha se ngjarja ka ndodhur në familjen Asimllari në Korçë, teksa mendohet se trupi i foshnjës që ende nuk dihet se sa muajshe mund të ketë qenë, ka pasur mbi një muaj në valixhe.

I shoqi, K.Asimllari, i tha policisë se aroma vinte nga dollapi, por fillimisht nuk ishte në gjendje të përcaktont­e shkakun.

Më pas, pas disa kontrollev­e, ka gjendur pa jetë foshnjën në një valixhe. Më herët, i shoqi i të dyshuarës për shkakun e ngjarjes, tha se kishte rreth një vit që jetonte jashtë shtetit dhe rrjedhimis­ht fëmija nuk mund të jetë i tij. Trupi i pajetë i foshjës, po hetohet nga ekspertiza mjeko ligjore. Policia nuk përjashton edhe një abuzim seksual të mundshëm të gruas, e cila nuk është e përgjegjsh­me për veten. Gruaja nuk është në gjendje të japë detaje mbi ngjarjen, pasi vuan nga probleme mendore, ndërsa djali i tyre 15-vjeçar, që mundet të ketë parë ndonjë skenë të ngjarjes, vuan nga autizmi dhe gjithashtu nuk është në gjendje të japë detaje. Gruaja është transportu­ar në maternitet­in e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Për mediat, fqinjët konfirmojn­ë që gruaja ka probleme të shëndetit mendor, por shtojnë se më shumë detaje rreth fëmijës apo shtatzënis­ë nuk dinë. “Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka një djalë, po edhe atë s’e ka mirë,” tregon një e moshuar që jeton në të njëjtin pallat me nënën e fëmijës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania