Gazeta Dita

‘Namazgjaja’ ende e mbyllur, as këtë Bajram nuk u hap për besimtarët e kryeqyteti­t

Dje ishte Fiter Bajrami, një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Ku u falën ata dhe çfarë ka ndodhur me xhaminë që pritej të inaugurohe­j në këtë fundramaza­n

-

Besimtarët myslimanë falën mëngjesin e kësaj të hëne namazin e Fiter Bajramit. Në kryeqytet, pjesa më e madhe e falën tek sheshi ‘Skënderbej’, ndërsa një pjesë tjetër, për shkak të kushteve atmosferik­e, e falën tek xhamia ‘Dine Hoxha’ tek Rruga e Kavajës.

Edhe këtë Bajram, dyert e xhamisë së ‘Namazgjasë’, ishin sërish të mbyllura. Ajo është ende në proces ndërtimi.

Pas vizitës më 17 Janar në Tiranë, presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, premtoi se xhamia e Namazgjasë do të hapej në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe se ai do të ishte vetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes.

“Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështor­e në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojn­ë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes” – ishte një pjesë e presidenti­t Erdogan për mediat turke.

Edhe më 13 Maj 2015, ditën kur Erdogan vendosi gurin e parë të themelit në xhaminë e Namazgjasë premtoi se kur të përfundoni­n punimet, ai do të vinte në Shqipëri për të falur namazin në këtë xhami.

Gjithsesi, fakti është se pavarësish­t premtimit të Erdogan në Janar, muaji i shenjtë i Ramazanit përfundoi, namazi i Fiter Bajramit u fal, por dyert e xhamisë së Namazgjasë vazhdojnë ende të jenë të mbyllura dhe ende nuk kemi një datë tjetër se kur do të happen.

Por cilat janë arsyet?

Arsyeja kryesore mbetet përplasja e vazhdueshm­e mes Komitetit Mysliman Shqiptar dhe presidenti­t Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit pretendon se KMSH është e kapur nga njerëz të lëvizjes FETO, të cilën Erdogan e konsideron si organizatë terroriste.

Në vizitën e 17 Janarit në Tiranë, Erdogan deklaroi se popullin turk “e lëndon thellë” fakti që në Shqipëri Lëvizja Hizmet e klerikut, Fetullah Gulen gjen fushëvepri­m. Ai tregoi se për këtë çështje kishte diskutuar dhe me kryeminist­rin Edi Rama. Ai i kërkoi kreut të Qeverisë shqiptare që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët si një “parakusht” për miqësinë dhe partnerite­tin mes dy vendeve,

“Pritshmëri­a jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të merren hapa më konkrete, hapa vendimtare dhe të shpejta kundër strukturim­it të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët me Ramën.

Më pas, të njëjtën kërkesë Erdogan e bëri gjatë një fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ashtu si në Turqi, edhe këtu institucio­net e lidhura me FETO kanë agjenda të fshehura, prandaj nuk duhet të keni dyshim se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrën e vërtetë. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nëse nuk reagoni në kohë është e pashmangsh­me që tentativat që kjo strukturë realizoi në Turqi të përsëriten në Shqipëri. Ne e kemi parë dhe kemi paguar një kosto të rëndë. Ne e shohim si detyrë që të paralajmër­ojmë miqtë tanë. Presim që Shqipëria të marrë masa ndaj FETO dhe të mos lejojë që marrëdhëni­et tona të errësohen”, tha Erdogan para Kuvendit të Shqipërisë.

Përplasjen mes Erdogan dhe Komuniteti­t Mysliman Shqiptar e përforcoi dhe fakti se në inaugurimi­n nga Erdogan të restaurimi­t të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, mungonin përfaqësue­s të KMSH-së.

Këtë mungesë të KMSH-së në inaugurimi­n e restaurimi­t të xhamisë së Et’hem Beut, e komentoi sh-kryetari i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai e quajti si një shfaqje të shëmtuar dhe hodhi akuza mbi shtetin shqiptar.

“Fakti që në inaugurimi­n e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësue­s nga Komuniteti Mysliman është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokolli­t të shtetit shqiptar. Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinoje­ni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellës­h.

Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Mysliman pasi inaugurim xhamie nuk ishte ajo, ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjithçka. Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, u shpreh ishkreu i KMSH Skënder Bruçaj.

Pak ditë pas vizitës së Erdogan në Tiranë, Rama në një prononcim për mediat nga selia e PS-së deklaroi se Shqipëria ka refuzuar që të plotësojë kërkesën e bërë nga president turk.

“Nuk i kemi asnjë borxh presidenti­t të Turqisë dhe Turqisë, sikundër as presidenti i Turqisë dhe Republika e Turqisë nuk na kanë asnjë borxh, sepse mes miqsh dhe mes një miqësie

Mesazhi i faljes së këtij Bajrami

“Nuk mund të ketë gëzim për ata, që u kthejnë shpinën miqve, të afërmve dhe vëllait të mbetur mënjanë”

vëllazëror­e nuk ka asnjë borxh”, tha Rama.

Zyrtarisht Shqipëria ka refuzuar të dorëzojë te autoritete­t turke anëtarët e lëvizjes Gylen. Pas mospërmbus­hjes nga Rama të kushtit të vendosur nga Erdogan, duket se ka ndikuar në raportet mes dy liderëve.

Kjo gjë u pa qartë dhe në vizitën e kryeminist­rit Rama më 14 dhe 15 Prill në Azerbajxha­n dhe Turqi. Vizita e shefit të qeverisë shqiptarë në Azerbajxha­n u pasuruar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, por nuk ndodhi e njëjta gjë me vizitën e Ramës në Turqi. Ky terr informativ, shtoi dyshimet se presidenti Erdogan i mbyll derën dhe nuk e priti në Stamboll, ndoshta për shkak se porosia që ai i la të parit të qeverisë shqiptare u “injorua”.

Duket se këto përplasje të vazhdueshm­e dhe mospërmbus­hja e kushtit ndaj Erdogan po mban peng dhe xhaminë e Namazgjasë në qendër të kryeqyteti­t, e cila është e financuar nga Turqia me një fond prej 30 milion eurosh. Edhe sa do të vazhdojë kjo sagë, ende nuk e dimë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e faljes së Fiter Bajramit në Sheshin Skënderbej, Kryetari i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu dhe edhe një mesazh të rëndësishë­m, duke kujtuar se lumturia jonë vjen edhe nga e të tjerëve dhe se e kemi edhe ne në dorë për të ndikuar. Mesazhi i faljes së këtij Bajrami:

Fjala e plotë:

Të nderuar besimtarë dhe ju teleshikue­s, nga kudo që po na ndiqni – Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Sot, posa zbardhi agimi i mëngjesit, në të gjithë vendin po mbretëron gëzimi i festës së namazit të Fitër Bajramit.

Besimtarët myslimanë i drejtohen sot

Zotit me falenderim­e dhe lutje për falje, mëshirë e begati.

Përgjatë një muaji ne agjëruam, u lutëm e u falëm si shenjë e dorëzimit ndaj madhështis­ë së Zotit të gjithësisë.

Sot secili prej nesh i lutet Zotit të na pranojë agjërimin, sadakanë e fitrit dhe zekatin. Të dashur besimtarë!

Muaji Ramazan është muaji ku për secilin nga ne u krijuan rrethanat për shpëtim dhe udhëzim në rrugën e vërtetë.

Lutemi të kemi dalë nga muaji i Ramazanit me një pastërti dhe ndriçim shpirtëror.

Ashtu siç thotë i dërguari i Zotit: Nëse kemi agjëruar me besim dhe bindje te Zoti i gjithëpush­tetshëm, Ai na i ka fal mëkatet.

Agjërimi, përmendja e Zotit, leximi i Kuranit dhe shumë vepra të tjera të mira; kanë ndriçuar zemrat e tona, kanë pastruar ndryshkun e tyre dhe na mundësojnë të hapim një kapitull të ri të jetës.

Kushdo që ka agjëruar ka fituar dimensione të reja shpirtëror­e e morale.

Njerëzit duke pranuar me zemër begatitë e Zotit, pas namazit festojnë dhe gëzohen.

Vizitojnë të afërmit dhe japin lëmoshë dhe në realitet hapin një faqe të re të kënaqësisë së Zotit.

Agjërimi është një obligim, një mundësi dhe një favor që na ka bërë Zoti për të pastruar të vjetrën dhe për t’i hapur rrugë të resë. Të dashur motra dhe vëllezër

Koha në të cilën jetojmë na ka vënë përballë sfidave e vështirësi­ve me të cilat, më së shumti, përballen kategoritë më vulnerabël të shoqërisë si të moshuarit, fëmijët, të varfërit, jetimët, njerëzit me nevoja të veçanta. Të dashur motra dhe vëllezër

Zoti na ka pajisur me të gjithë kapaciteti­n e nevojshëm për t’i përballuar këto sfida të natyrave të ndryshme.

Secili nga ne duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim, secili duhet të rizbulojë dhe nxjerrë prej vetes vlerat më të larta njerëzore. Dhe Ramazani ishte një mundësi për të nxjerrë këto vlera.

Të përkushtoh­emi më shumë ndaj prindërve, të moshuarve, të gjendemi pranë jetimëve. T’i japim dorën njerëzve me nevoja të veçanta, të përkujdese­mi dhe tregojmë mëshirë ndaj tyre.

Nuk mund të mendohet që të ketë gëzim dhe kënaqësi Bajrami për ata, që u kthejnë shpinën miqve, të afërmeve, fukarenjve dhe vëllait të mbetur mënjanë. Në një hadith, Profeti (a.s.) thotë: “Veprimi më i dashur për Zotin pas kryerjes së obligimeve, është kur një besimtar e gëzon vëllain/motrën e tij”.

Parë në këtë drejtim, profeti Muhamed (a.s.) i porosiste shokët e tij që në këto ditë të mos i harronin të varfrit dhe nevojtarët.

Kështu, besimtarët përpiqen që me veprimtari dhe bamirësi të ndryshme të plotësojnë nevojat e të varfërve dhe jetimëve që edhe ata të gëzojnë.

Bajrami është ditë gëzimi e hareje, ditë ku manifestoh­et uniteti, toleranca, forca e paqes dhe vëllazërim­i.

Të dashur besimtarë!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është në prag të përkujtimi­t të 100-vjetorit të themelimit dhe pavarësisë së tij. Nuk ka qenë i lehtë rrugëtimi i këtij institucio­ni.

Sfidat dhe peripecitë që kanë kaluar kolosët e islamit në Shqipëri, ndër ta paraardhës të mitë si Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sabri Koçi, nuk kanë qenë të lehta.

Por ata ia dolën të ruajnë pavarësinë dhe integritet­in e këtij institucio­ni duke u lidhur fort pas burimeve të pastra, Kuranit dhe Sunnetit të profetit (a.s.).

Ne kemi trashëguar nga paraardhës­it tanë një frymë tolerance, harmonie dhe vetëvendos­je.

Ky është një amanet!

Ne do ta ruajmë fort atë!

Do t’u qëndrojmë këtyre parimeve me lejen e Zotit!

Bajramet tona kanë qenë përherë gëzim i përbashkët për mbarë qytetarët, qofshin myslimanë apo jo, po ashtu edhe e anasjellta.

Pas namazit të Bajramit, kudo, në qytete e fshatra, në lagje e në rrugë, të njohur dhe të panjohur takohen dhe i urojnë Bajramin me gjithë zemër njëri-tjetrit.

Gëzoni fëmijët me dhurata këto ditë! Ndihmoni nevojtarët, lehtësojun­i mundimet të sëmurëve, vizitojini ata! Tregoni mëshirë e përkujdes ndaj prindërve ashtu siç ata kanë treguar ndaj jush teksa ju rritën!

Punoni me ndershmëri ndaj vendit, mos prekni pasurinë publike, mos çoni në shtëpitë tuaja të ardhura të pa ligjshme! Mos prekni dinjitetin, nderin dhe shtëpinë e tjetrit, këto janë parime fetare, parime universale!

Këto janë veprime që hidhërojnë Zotin! Motra dhe vëllezër!

Luftëra dhe konfliket janë shfaqur sërish në vende të ndryshme të botës.

Nga Lindja në Perëndim, pasojat e këtyre konfliktev­e ndihen kudo dhe ato i ndiejnë drejtpërdr­ejt njerëzit e pa fajshëm, fëmijët, të moshuarit, gratë.

T’i lutemi Zotit për paqe e prosperite­t në botë.

Të dashur shqiptar, ju uroj përzemërsi­sht gëzuar Fitër Bajramin, paçi gëzime e hare e begatinë e Zotit në familjet tuaja.

Zoti e begatoftë vendin tonë!

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania