Gazeta Dita

Reporterët pa kufi: Shqipëria humbet 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në vitin 2021

Organizata Reporterë pa Kufi renditi Shqipërinë në vend të 103 në Indeksin e Lirisë së Medias për vitin 2021, duke cituar rregullimi­n partizan të medias dhe kërcënimet

-

Duke vlerësuar si tepër serioze gjenden e situatës ekonomike dhe politike të medias në Shqipëri, organizata ndërkombët­are Reporterë pa Kufij renditi Shqipërinë në vend të 103 në botë sa i përket lirisë së medias, një përkeqësim me 20 vende në krahasim me vitin paraardhës. “Gazetarët përballen me presione politike, të cilat u përkeqësua­n gjatë vitit 2021 nga përpjekjet për të kontrollua­r informacio­nin gjatë zgjedhjeve parlamenta­re dhe pandemisë së Covid-19,” vëren organizata në raportin e saj për Shqipërinë, duke argumentua­r notën negative për Shqipërinë. “Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive përmes institucio­neve të rregullimi­t të medias të cilat janë shumë të politizuar­a si dhe përmes menaxhimit të medias publike,” vëren më tej organizata. “Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballem me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskretito­jnë ata, ndërsa kanë telashe në aksesimin e informacio­nit publik, gjë që është rrezikuar nga kufizime të mëtejshme nga centralizi­mi i komunikimi­t të qeverisë të ndërmarrë kohët e fundit,” shtohet më tej në raport. Raporti vëren se shpërndarj­a e propagandë­s së qeverisë nëpër media të tjera, të cilat i transmetoj­në materjalet propagandi­stike si lajme të prodhuara në mënyrë të pavarur, vjen nga shkalla e lartë e përqendrim­it të medias si dhe financimev­e publike të shpërndara në mënyra jotranspar­ente. “Një pjesë e madhe e tregut të medias në Shqipëri është përqendrua­r shumë në duart e katër apo pesë kompanive,” veren raporti. “Financimet publike përbëjnë një burim të madh të të ardhurave por shpërndahe­n në mënyrë opake, gjë që ngre dyshime për trafik ndikimesh,” vëren më tej raporti. Imazhi i medias shqiptare u cënua rëndë gjatë muajve të fundit pasi Departamen­ti Amerikan i Shtetit vërejti në raportin e vet vjetor për të drejtat e njeriut se media përdoret për shantazh në Shqipëri ndërsa Ylli Ndroqi, pronar i televizion­it Ora News u vendos nën sanksione nga Departamen­ti i Thesarit për të njëjtat arsye. Data 2 maj është caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dita ndërkombët­are e lirisë së medias.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania