Gazeta Dita

Rama konsideron “gënjeshtra” raportin e Reporterëv­e pa Kufi për Shqipërinë

-

Ndryshe nga Rama, Zyra e BE-së në Tiranë dhe Ambasada e Suedisë, kjo e fundit si përfaqësue­se e vendit që kishte kryesinë e rradhës së OSBE-së në atë kohë, deklaruan qëndrimin e tyre të prerë për “zero tolerancë për frikësimin dhe kërcënimet kundër medias”.

shqiptar Edi Rama mendon se raporti i organizatë­s Reporterë pa kufi, e cila thotë se gazetarët përballen me sulme politike dhe dhunë policore “janë gënjeshtra” ndërsa e cilësoi raportin si “tallje me lirinë e shprehjes”. Në një seri statusesh në rrjetin social Twitter, Rama thotë se në Shqipëri “nuk ka media të intimuduar dhe as gazetar të penguar në lirinë e tyre.”

“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregul­lim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!” deklaroi Rama.

Organizata Reporterë pa kufi është themeluar në vitin 1985 në Francë me synimin për të mbrojtur të lirinë e shprehjes dhe informimit.

Të martën, ajo publikoi Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, në të cilin vendet e ndryKryemi­nistri shme të botës renditen në varësi të gjendjes së lirisë së medias.

Një nga raportet më kritike të publikuara nga kjo organizatë mbi Shqipërinë deri më sot, ai thekson se “gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballem me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskretito­jnë ata, ndërsa kanë telashe në aksesimin e informacio­nit publik, gjë që është rrezikuar nga kufizime të mëtejshme nga centralizi­mi i komunikimi­t të qeverisë të ndërmarrë kohët e fundit.”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania