Gazeta Dita

Si i menaxhojnë kursimet qytetarët në Shqipëri?

-

Një sondazh është zhvilluar nga Qendra Studentore “ABC Tirana Club”, me 300 qytetarë, të intervistu­ar në mjediset e 5 qendrave tregtare të njohura në kryeqytet, një kampion që reflekton proporcion­in gjinor, moshor, arsimor etj. Me kursimet që keni a jeni të gatshëm të investoni? – ishte një pyetje që ju drejtua konsumator­ëve, të cilët, në shumicë shprehën mosgatishm­ëri, (60%). Ndërkohë që ishin të gatshëm për investim 23% e tyre dhe pjesa tjetër ngurroi të përgjigjet. Sondazhi është kryer në mes të prillit dhe është pjesë e projektit studentor “Kursimi apo investimi – kur është koha?”

Nga të dhënat e përftuara pasiguria për mosgatishm­ërinë e investimit të kursimeve duket se ka si shkak kryesor “më duhen më shumë para për investimin” (33%) dhe më pas renditen përgjigjet se: “nuk kam siguri për investimin” (30%); “nuk kam një ide të qartë” (18%); “më duhet më shumë kohë për investimin” (15%). Vetëm 4% preferuan të përgjigjen. Trendi i pandalur i rritjes së kursimeve të qytetarëve shqiptarë në bankat e nivelit të dytë reflektohe­t dhenga treguesi për përgjigjet e tyre pas pyetjes se a kanë hapur një llogari kursimi. 63% thanë “Po”, 27% “Jo” dhe pjesa tjetër nuk dha përgjigje. Leku mbetet monedha më e preferuar për kursimet bankare (64%), Euro 28% dhe USD 8%.

Cila është mënyra më e mirë për të kursyer? – ishte një pyetje tjetër gjatë sondazhit, për të cilën përgjigjet ishin: “rregullish­t çdo muaj” (21%); “sa herë që mundem” (35%); “të dyja mënyrat (37%) dhe 7% nuk u përgjigjën.

Sondazhi kishte dhe pyetje të tjera në lidhje me qasjen në shërbimet virtuale të qytetareve në bankat e nivelit të dytë, aplikimet për kredi dhe orientimin e e saj për nevojat që kanë, si i kanë fituar njohuritë për procedurat bankare etj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania