Gazeta Dita

LUFTA IMPONON PËRSHPEJTI­MIN E INTEGRIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR

- Nga VIOLA VON CRAMON-TAUBADEL

Pavarësish­t ndryshimev­e premtuese në qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor, mungojnë ende reformat e thella. Ndërkaq, tensionet politike në rajon po shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshë­m rus ndaj Ukrainës, si dhe për shkak të pasigurisë së përgjithsh­me që dominon rajonin në përgjithës­i.

A mund t’i shpëtojë Ballkani Perëndimor rrethit vicioz të “stabilitok­racisë”, pa sakrifikua­r standardet demokratik­e? Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor. Nëse ai dëshiron të ketë një rol në sinjalizim­in e një rruge shpëtimi për lagjen e saj të afërt, duhet të bëhet një forcë e besueshme.

Për këtë qëllim, Brukseli ka mbrojtur prej kohësh zbatimin e drejtë, të barabartë dhe të zellshëm të parimit të “shkopit dhe karotës”. Në radhë të parë kjo do të thotë se vendet që shënojnë përparim duhet të përfitojnë stimuj. Nisja e bisedimeve të anëtarësim­it me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë e vonuar prej kohësh, ashtu si edhe liberalizi­mi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Sfidat ndaj besueshmër­isë së BE-së janë të shumëanshm­e. Lejimi i vende anëtare për të përdorur veton në mënyrë të njëanshme ndaj anëtarësim­it të një shteti të vetëm, si në rastin e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, është në fakt shumë i dëmshëm për besueshmër­inë e përgjithsh­me të BE-së.

Nëse unioni nuk i shton përpjekjet për ta ndihmuar Sofjen dhe Shkupin që të kapërcejnë mosmarrëve­shjet midis tyre, ai rrezikon të humbasë ndikimin në këtë rajon, që mund të zëvendësoh­et nga aktorë të tjerë që janë tashmë të pranishëm atje.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizi­min e vizave, por vetoja franceze po e pengon ende këtë vend nga qasja e udhëtimit pa viza. Tani që po rishkruhet rregullorj­a gjeopoliti­ke, duhet të ndërmerren menjëherë veprime të forta.

Por besueshmër­ia është një rrugë e dyanshme. Përveç stimujve, BE-ja – një union vlerash – duhet të bëhet e besueshme si një entitet që nuk ka frikë ta përdorë “shkopin”, atëherë kur është e nevojshme. Kjo vlen për hapat prapa sa i përket demokracis­ë dhe mangësitë në sundimit të ligjit, që po shihen në Serbi dhe Bosnjë Hercegovin­ë.

Brukseli duhet të tregojë gatishmëri­në e tij për të përdorur fuqinë, dhe jo vetëm fjalët, për t’i goditur vendet që nuk bashkëpuno­jnë, pikërisht aty ku u dhemb më shumë, përmes ndihmës financiare. Pasi këto qeveri të jenë të privuara nga fondet e BE-së dhe nga investimet e huaja direkte, ato do të përballen me një zgjedhje të qartë: reforma osedistanc­im i mëtejshëm nga BE-ja.

Por ndjekja e skemave të “shkopit dhe karotës” janë më e pakta që mund të bëjë BE. Tani që po rishkruhet rregullorj­a gjeopoliti­ke, duhet të ndërmerren menjëherë veprime të forta përfundimt­are. Aktualisht po zhvillohen diskutime rreth të ashtuquajt­urit pranim i përshpejtu­ar i Ukrainës në BE.

Prandaj, është e rëndësishm­e të ritheksohe­t se kushtet mbeten aty dhe duhet të plotësohen, pavarësish­t nga urgjenca politike. Kriteret e Kopenhagës nuk janë vetëm të detyrueshm­e, por edhe një kusht minimal për atë që duhet të përmbushin kandidatët aspirantë, përpara se të hyjnë në BE.

Sikurse është formuluar nga kapitujt XXIII dhe XXIV të kornizës së negociatav­e, stabilitet­i, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, dhe ekzistenca e një sistemi tregu funksional, janë të përfshira në kriteret e anëtarësim­it për çdo vend kandidat.

Ne s’mund të negociojmë mbi këto kritere në ndonjë mënyrë domethënës­e, dhe as t’i minimizojm­ë ato. Sundimi i ligjit nënkupton se duhen respektuar rregullat për të cilat është rënë dakord. Thënë thjesht: ose duhet të respektohe­t paketa e sundimit të ligjit siç imponohet nga BE, ose vendi që i shkel rregullat të largohet prej tij.

Prandaj përpara se të mund t’i kushtohet një konsiderat­ë serioze procesit të pranimit, duhet të ndërmerren disa reforma të thella në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi duhet të përmirësoj­ë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, si dhe të sigurojë punësimin e bazuar në merita në sektorin publik.

Nga ana tjetër Serbia, duhet të tregojë në praktikë rezultatet e reformave në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe ndërtimin e institucio­neve. Bosnja duhet të vazhdojë të punojë për zbatimin e vendimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të siguruar mosdiskrim­inimin e të gjithë qytetarëve të saj.

Ndërkaq Kosova dhe Shqipëria duhet të dëshmojnë se rezultatet e reformave në gjyqësor, si dhe mbrojtja e pakicave janë zbatuar plotësisht dhe po japin rezultate konkrete.

Së fundmi, thelbi është arritja e paqes. Nuk do të ketë një paqe të qëndrueshm­e nëse nuk zbatohet Marrëveshj­a gjithëpërf­shirëse e Brukselit e vitit 2013 për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Serbisë dhe Kosovës, e pasuar nga një vëmendje më e qëndrueshm­e ndaj stabilitet­it në Bosnje, vatra e dytë e nxehtë në Ballkanin Perëndimor.

Këto janë vendet më të cënueshme, të

cilat mund të jenë shumë të rëndësishm­e për synimet strategjik­e evropiane. Prandaj, Bashkimi Evropian duhet të mbështesë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje afatgjatë, e cila do të avancojë anëtarësim­in e këtyre vendeve në union dhe do të vendosë marrëdhëni­e të plota dypalëshe.

Përveç kësaj, duhet të garantohet funksionim­i i duhur i Komisionit Rajonal, i ngarkuar me gjurmimin e fakteve për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish-Jugosllavi­së (RECOM). Një program ambicioz dhe i gjerë, do të ishte një lëvizje konkrete përpara për vendosjen e paqes së qëndrueshm­e në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është zilja e alarmit për të cilën ka nevojë BE-ja dhe Ballkani Perëndimor. Mungesa e zbatimit të reformave shfaqet si një justifikim kronik për vonesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësim­it në BE. Pavarësish­t nga të gjitha nismat e ndërmarra, rezultati i dëshiruar mund të vonojë nëse këto vende nuk bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë.

Ndërtimi i shoqërive të forta, të qëndrueshm­e, me demokraci të fuqishme, me respektimi­n e të drejtave të njeriut, me qeverisje të mirë, vende pune dhe arsim – gjithçka që BE ka promovuar përmes procesit të vet të zgjerimit – janë detyrat thelbësore për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shënim:Viola von Cramon-Taubadel, është deputete e Parlamenti­t Evropian.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania