Gazeta Dita

Prokuroria e Specializu­ar, akt-akuzë të re kundër Thaçit dhe të tjerëve

-

Prokuroria e Specializu­ar dorëzon aktakuzë të re kundër Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializu­ar të premtën e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ishpreside­ntit Hashim Thaçi, ish-kreyparlam­entarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendos­je, Rexhep Selimi, raporton Gazeta Express.

Versionin e redaktuar të aktakuzës së re, Gjykata Speciale e ka publikuar të hënën në web-faqen e saj. Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të prentendua­ra në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktakuza e re është më pak konfidenci­ale dhe ka më pak pjesë të redaktuara.

Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme.

Prokuroria rendit akuza për krime që pretendohe­t të jenë kryer në disa shtëpi nga ishpjesëta­rët e UÇK-së.

“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (REDAKTUAR) dhe (REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedh­ëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet ndër tjerash në pjesër e reja të aktakuzës.

Ish-pjesëtarë të UÇK-së, pa u specifikua­r me emra, akuzohen se u kishin shkaktuar “vuajtje ose lëndime të rënda mendore ose fizike”, si dhe kishin “sulmuar dinjitetin e viktimave, duke i ndaluar në mënyrë arbitrare”.

“Një person (REDAKTUAR) dhe një shqiptar tjetër, kur u arrestuan rreth datës 4 korrik 1998 iu drejtuan edhe armët. Ndërsa po largoheshi­n nga vendi i arrestimit, u qëllua në (REDAKTUAR). Pas arrestimit tre burrat i dërguan në një shtëpi në Budakovë, dhe i rrahën për një orë. Tre burrat konsideroh­eshin se ishin bashkëpunë­torë të Serbisë dhe u torturuan edhe me ujë të nxehtë”, thuhet më tej në aktakuzë.

Në versionin e ndryshuar të aktakuzës janë përfshirë edhe vrasje që pretendohe­t të jenë kryer në Budakovë e Semetishtë.

“Kufomat e të arrestuarv­e u gjetën rreth datës 23 gusht 1998, me gjurmët e armëve që i përkiste personit (REDAKTUAR). Analiza e ADN-së konfirmoi se njëra nga kufomat e varrosura ishte e (REDAKTUAR)”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë, dhe shtohet se kjo “demonstroi qëllimin e tyre për t’i vrarë, ose për t’iu shkaktuar lëndime me dashje”.

Në konviktin e Gjilanit, në disa raste, pretendohe­t të jenë kryer krime të ngjashme, për të cilat Prokuroria i bën përgjegjës Thaçin dhe të tjerët.

“Në konvikt, një person (REDAKTUAR), u kontrollua dhe iu morën çelësat e veturës, dhe iu shqye patent-shoferi. Ai pasi u arrestua, u rrah me shkopinj, dhe njëri prej personave e vendosi pistolentë­n te viktima. Rrahja u krye në mënyrë të organizuar, dhe një nga personat jepte udhëzime si të kryhej rrahja”, thuhet në pjesët shtesë të aktakuzës.

Përmendet edhe një rast tjetër, ku sipas Prokuroris­ë, një person ishte rrëmbyer në Gjilan për t’u dërguar drejt konviktit, dhe sipas Prokuroris­ë “nuk u pa kurrë më”.

“Trupi i tij u gjet më 2 qershor 2000. Vetëm dy ditë më vonë, një tjetër person, u arrestua dhe u dërgua në konvikt dhe nuk u pa më kurrë. Trupi i tij u gjet në vitin 2022”, thuhet në aktakuzë.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohe­t se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializu­ar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Më 4 nëntor të vitit 2020, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgim­in e Speciales. Për në të njëjtin destinacio­n, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunë­torët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ishkrerëve të UÇK-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania