Gazeta Dita

Dita e dytë e protestës, banorët bllokojnë rrugën dhe përplasen me Policinë

-

Tensione mes FNSH-ve dhe protestues­ve, përplasen fizikisht, disa të shoqëruar dhe proceduar. Kryeplaku Muja thotë se nëse nuk jepet zgjidhje për rrugën, nuk do dërgojnë fëmijët në shkollë. Kreu i ARRSH sugjeroi që banorët të përdorin rrugicat alternativ­e që i njohin mirë dhe se pas sezonit turistik problemi do marrë zgjidhje, me një rrugë të re për zonën. Preken 260 familje dhe 130 fëmijë

Rikthehen tensionet në protestën e Rinasit, teksa ditën e djeshme, pavarësish­t motit të keq dhe me shi, banorët u përplasën fizikisht edhe me forcat e Policisë. Pasi blutë kërkuan që banorët të hapin rrugën, këta të fundit janë konfliktua­r, duke bërë që për disa prej tyre të nisnin procedimet penale për kundërshti­m dhe organizim të paligjshëm të tubimit, me bllokim të aksit.

Ndërkohë, kryeplaku i fshatit iu bëri thirrje banorëve të zonës që të lirojnë rrugën, pasi kishte marrë garancinë e autoritete­ve për gjetjen e një zgjidhjeje. Tubimi vjen pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotu­llimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Banorët e zonës kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën, duke u ulur në asfalt, madje duke ‘ia shtruar’ edhe me raki për të vrarë mërzitjen e shkaktuar nga zhvillimet. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.

Një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se kjo gjë bëhet edhe për të çuar fëmijët në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie andej se s’kam nga dal. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Garanci duam, pa ardhur një nga ata që do na sqarojnë. Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit”, tha protestues­i.

Banorët bënë rezistencë, duke u përplasur me policinë, ndërsa për zhbllokimi­n e rrugës u desh edhe ndërhyrja me forcë edhe e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe fëmijë. Disa banorë janë shoqëruar në polici. 260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Ato kërkuan që rruga të rikthehet siç ishte, pasi është një kosto shumë e lartë për jetën e tyre të përditshme dhe se nuk arrijnë do që të shkojnë në tokat bujqësore. Në një deklaratë për mediat, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, në një përgjigje ndaj ankesave të banorëve, tha se ata mund të përdorin rrugicat alternativ­e në zonë, që komuniteti i njeh mirë. Zgjidhja përfundimt­are, sipas Berberit, do të jetë në fund të sezonit turistik, pasi do hapet tenderi për ndërtimin e një rrugë alternativ­e. Kryeplaku i fshatit, Sabah

Muja, tha se i kanë premtuar se situata do të shkojë shumë shpejt drejt zgjidhjes dhe në rast të kundërt shtoi ai, që nga nesër nuk do t’i çojnë fëmijët në shkollë. Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputetja e Partisë Demokratik­e, Andia Ulliri, e cila tha se atyre u është cenuar një e drejtë njerëzore, pasi nuk po i lejojnë që të shkojnë në shtëpitë e tyre. “Nuk po i lejojnë që të vazhdojnë jetën e tyre. Ne nuk jemi dakord që udhëtarët mos të kenë lehtësira, por jo duke penalizuar banorët e Rinasit. Këto banorë po mblidhen për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë lloj vendimi. Nuk është normale që një zonë e tërë të bllokohet, vetëm që një institucio­n të ketë lehtësira. Shoh shumë oficerë të policisë, pavarësish­t se shumë do të doja të ishin me kauzën tonë. Sot një banorë nuk mund të sjellë fëmijën e tij në shkollë, nuk mund të shkojnë lehtësisht në shtëpinë e tyre”, tha Ulliri. Banorët kanë paralajmër­uar se do të mblidhen sërish nesër në protestë në orën 10:00 të ditës së sotme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania