Gazeta Dita

Shqiptari aksidenton për vdekje grekun në korsinë e emergjencë­s. Ngjarja në sy të gruas së viktimës, po shkonin në një dasmë

-

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i aksidienti­t tragjik të shkaktuar nga një 26-vjeçar shqiptar, në rrugën nacionale Athinë-Selanik, duke lënë të vdekur një 56-vjeçar grek. Viktima, sipas pamjeve të transmetua­ra, kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencë­s së autostradë­s, për të folur në telefon, ndërsa i riu shqiptar, pa patentë, ka humbur kontrollin e mjetit, duke devijuar nga rruga dhe goditur me makinën e tij nga pas. I riu ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa thuhet se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, derisa ka mbërritur ambulanca dhe policia. Të afërmit e viktimës, kanë folur për mediat greke dhe treguan se vitkima kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencë­s për të folur në telefon, ndërsa krah tij, në sedilje e pasagjerit kishte bashkëshor­ten. “Vdekja e Kostas ishte e tmerrshme. Ai ndaloi në korsinë e emergjencë­s për të folur në telefon me një mik të familjes dhe më pas ndodhi më e keqja. Ai u aksidentua në sy të gruas së tij, e cila ishte në gjendje të mjerueshme dhe ne nuk i thamë që në fillim që Kosta vdiq, sepse ajo ishte e tronditur. Kur të afërmit tanë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën gruan e tij duke bërtitur nga tronditja që kishte pësuar. Ai kishte humbur jetën në vend”, thotë një i afërm i familjes. Të afërmit e viktimës treguan se çifti ishte nisur për të shkuar në një dasmë, por për shkak se nuk dinin rrugën ndaluan për të pyetur. “Udhëtuan nga Athina për të shkuar në një dasmë dhe ngaqë nuk i njihnin rrugët, Kosta u ndal për të folur në telefon për t’u sqaruar por fatkeqësis­ht nuk mbërriti kurrë”, tha i afërmi për mediat greke.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania