Gazeta Dita

Verdikti i GJKKO-së, çfarë pasurish i sekuestrua­n deputetit Mahmutaj dhe dënimi i të vëllait

-

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 25 pasuri të konfiskuar­a ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Nga deputeti Kasem Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartament­e, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet. Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracion­i gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasëm dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikoh­en dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar. Vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska, rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës, në nëntor 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit është konvertuar në Shqipëri me tete vjet burg ne të njëjtin vit. Ndërkohë që ne 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjarev­e të tij u vendosen nën kontrollet e OFL e më pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në gjykatë me kerkesë bllokimi. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij ju është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga Gjykata për motive sociale dhe strehimi. Pas hetimeve proaktive PSAK ka marrë vendime konfiskimi për pasuri me vlerë 71 milionë euro, më të rëndësishm­et “Toyota Yaris”, me 3,4 milione euro apo tokat në vendin e quajtur “Rana e Hedhur”, me vlerë 55 mln euro. Të tjera janë nën procedim pasuror.

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUA­RA:

-Truall, 147 m2, Berat

-Apartament 88 m2, Berat

-Apartament, 41 m2, Berat

-Apartament, 41 m2, Berat

-Apartament, 64 m2, Berat

-Apartament, 106 m2, Berat

-Apartament, 88 m2, Berat

-Apartament, 106 m2, Berat

-Ndërtesë, 177 m2, Berat

-Truall, 129 m2, Berat

-Arë, 1.000 m2, Berat,

-Pasuri në proces legalizimi

-Pasuri në proces legalizimi

-Pasuri në proces legalizimi

-Pasuri në proces legalizimi

-Pasuri në proces legalizimi

-Automjet i llojit furgon

-Makinë “Mercedes Benz”

-Automjet i markës “SSANGYONG”,

-Autorvetur­ë i markës “Kia”

-50% e kapitalit të kompanisë “P.T.E-BR” për instalime elektrike

-Kompani regjistrua­r në godinë një katëshe, Berat -Kompani, në fushë veprimtari­e shtypshkro­një, Berat -Pasuri “Antipatrea Hotel”, Berat

-Pasuri “Studio Fotografik­e”, Berat

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania