Gazeta Dita

Gjykata liron efektivin e “Delta Force”: Qëlloi për vetëmbrojt­je, agresori tentoi ta vriste!

-

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja horror që ndodhi në lagjen nr. 15 të Korçës, ku kryefamilj­ari gjeti në dollap valixhen me fetusin që e kishte futur bashkëshor­tja e tij e sëmurë mendore pas abortit të qëllimtë, Policia dhe Spitali kanë dërguar drejt Psikiatrik­ut 40-vjeçaren e dyshuar, për trajtim më të specializu­ar neurologji­k. Burime zyrtare konfirmuan se pas ekzaminime­ve mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse e dyshuara ka kryer lindjen e parakohësh­me të qëllimtë për ta vrarë fëmijën dhe zbuluar se kush mund të jetë babai, sepse mendohet se mund të jetë edhe fryt i një abuzimi seksual, mëngjesin e djeshëm është transferua­r drejt Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Policia dhe mjekja psikiatre e spitalit vendor, thanë se nëna 40-vjeçare nga Korça, u zbulua se kishte futur foshnjën e pajetë në një valixhe pasi e kishte lindur në banesë dhe e kishte fshehur në një dollap në dhomën e gjumit. Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, ndërsa tashmë do të jetë stafi mjekësor që do të kujdeset për të. Mjekja u shpreh se e dyshuara vuan prej vitesh nga depersonal­iteti, ose bipolarite­ti, ku

Përplasja me armë në lagjen “10 Korriku”, mbrëmjen e 29 prillit. Prokuroria tha në seancë se Lisien Myrtaj është thirrur nga i dyshuari Juxhino Todi (Aliaj), djali i kryeplakut të Kaninës, që e ka qëlluar i pari me pistoletë, pas një konflikti të mëparshëm me motive të dobëta. Polici qëlloi vetëm një herë për ta trembur, Todi u arratis

e konsideron­te veten si një tjetër person dhe se fëmijën nuk e kishte lindur ajo por dikush tjetër. E dyshuara është nënë e një djali 15-vjeçar, që gjithashtu vuan nga autizmi. I shoqi zbuloi ngjarjen horror një muaj pasi u kthye nga Greqia, si pasojë e erës së rëndë që vinte në banesë, teksa e denoncoi. Prej një viti 40-vjeçarja trajtohej me medikament­e nëpërmjet gojës, por nuk i pinte rregullish­t ato, duke u rënduar më tepër nga sëmundja. Kurse tani është bërë i nevojshëm shtrimi në Psikiatri, si dhe hetimet për zbardhjen e të vërtetës që po vijojnë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania