Gazeta Dita

NJOqFëTIMs­ipAaNsKAhN­eDtuI

-

Gjykata e Vlorës liroi dje nga paraburgim­i efektivin e “Delta Force”, Lisien Myrtaj, i akuzuar se pesë ditë më parë u përfshi në një konflikt të armatosur në qytetin bregdetar, me djalin e kryeplakut të Kaninës, pas një sherri të vjetër mes tyre. Ky vendim ka ardhur pas hetimeve të kryera nga Prokuroria dhe oficerët gjyqësorë, ku është dokumentua­r me prova dhe kryesisht filmime, se efektivi i policisë ka qëlluar për vetëmbrojt­je. Burime nga seanca gjyqësore, kanë konfirmuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, është gjetur një gëzhojë e plasur dhe disa të tjera të paplasura, që i përkasin pistoletës së të riut tjetër, që është në kërkim e që dyshohet se bëhet fjalë për Juxhino Todi, (me mbiemër të ndërruar), djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt, megjithatë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Nga sa raportohet, Myrtaj i është kundërpërg­jigur më pas me armën e shërbimin, nga një distancë 5-10 metra, me qëllim për ta trembur dhe jo për ta ekzekutuar. Ky përfundim del edhe nga fakti se në karikatori­n e armës janë gjetur 8 fishekë,

eIIs-vTËe, i ka pasur mundësitë nëse ka pasur si qëllim për ta ekzekutuar. Gjithashtu, mësohet se ka qenë vetë Lisien Myrtaj që ka njoftuar kolegët, se është përfshirë në një konflikt.

Fillimisht, numri i policisë i ka dalë i zënë, por më pas i ka informuar uniformat blu, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe e gjetën autorin pikërisht aty duke i pritur. Nisur nga këto prova, Gjykata ka caktuar masën

e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ më Lisien Myrtaj. Oficeri dha shpjegime të detajuara për incidentin e ndodhur. Ai u shpreh se ka qenë duke ecur në rrugë kur iu afrua një mjet fuoristrad­ë “ML” me ngjyrë të zezë. Personi që ndodhej brenda i bëri kërkesë që të afrohej dhe duke menduar

se do e pyeste për diçka konkrete efektivi është bindur. Por kur po afrohej ka parë shoferin që nxori armën dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij për ta vrarë. Aty ka reaguar me instikt, duke nxjerrë armën e shërbimit dhe qëlluar vetëm një herë për ta trembur agresorin në vetëmbrojt­je. Aliaj (Todi) ka dalë nga mjeti po i trembur dhe është larguar nëpër rrugica, duke u arratisur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 prillit, në lagjen “10 Korriku”, teksa motivet mbeten ende nën verifikim, nëse shkak ka qenë detyra e oficerit të “Delta Force”, apo motive të dobëta. Një nga pistat është konfliktim­i për shkak të një vajze. Djali i kryeplakut mësohet se është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e drogës për kultivim. Makina ishte në pronësi të kryeplakut Astrit Aliaj dhe dyshohet se në atë moment përdoret nga djali i tij.

Zyra Përmbarimo­re Private “BAILIFF OFFICERS” sh.p.k, me adresë: Rr “Kavajës” pranë qëndrës “Globe” Nd 124, Hyrja 8, Kati 2, Tiranë, në zbatim të dispozitav­e të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand të pasurisë të paluajtshm­e, lënë garanci për “Bankën Credins” sh.a si më poshtë,

-Pasuri nr. 44/85, ZK 2380, Pyll me sip. 2400 m2, me adresë: Lanabregas, Tiranë, në pronësi të “Heral 07” sh.p.k, me çmimi fillestar 4,838,400 lekë.

-Pasuri nr. 610/12, ZK 2460, Pyll me sip. 4000 m2, me adresë: Linzë, Tiranë, në pronësi të “Heral 07” sh.p.k, me çmimi fillestar 14,112,000 lekë.

-Pasuri nr. 505/47, ZK 2460, Pyll me sip. 4550 m2, me adresë: Linzë, Tiranë, në pronësi të “Heral 07” sh.p.k, me çmimi fillestar 16,052,400 lekë.

-Pasuri nr. 44/102, ZK 2380, Pyll me sip. 8300 m2, me adresë: Lanabregas, Tiranë, në pronësi të “Heral 07” sh.p.k, me çmimi fillestar 16,732,800 lekë.

-Pasuri nr. 80/142, ZK 2380, Pyll me sip. 20,050 m2, me adresë: Lanabregas, Tiranë, në pronësi të “Heral 07” sh.p.k, me çmimi fillestar 40,420,800 lekë.

-Pasuri nr. 610/7, ZK 2460, Arë me sip. 5000 m2, me adresë: Linzë, Tiranë, në pronësi të “Heral 07” sh.p.k, me çmimi fillestar 17,640,000 lekë.

Tre anëtarë të një familjeje në Sarandë kanë përfunduar në spital orët e vona të së hënës, pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur për arsye pronësie. Sherri dyshohet se ka nisur prej shumë vitesh dhe përplasja ka ndodhur mes 3 anëtarëve të një familjeje dhe një personi tjetër. Autori është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim nga policia. Anëtarët e familjes së sulmuar janë jashtë rrezikut për jetën. Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës mëngjesin e djeshëm, pak orë pasi kanë plagosur me thikë një 55-vjeçar. Në pranga kanë rënë 54-vjeçari i identifiku­ar me inicialet H.H., i cili bashkë me djalin M.H., qëlloi me thikë 55-vjeçarin. Edhe të dyshuarit pretenduan se kanë marrë plagë pas dhunimit më të hershëm nga i plagosuri dhe iu desh të vetëmbrohe­shin. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale e “dëmtimit me dashje”, e kryer në bashkëpuni­m.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania