Gazeta Dita

MSH: Dje u regjistrua­n 14 infektime të reja me Covid-19 në vend

PËRDITËSIM­I I TË DHËNAVE

-

Autoritete­t e shëndetit publik kanë raportuar sërish një tjetër ditë të qetë sa i takon përhapjes së Covid-19. Në përditësim­in e të dhënave mbi treguesit epidemiolo­gjik, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se përgjatë 24 orëve të shkuara në vend nuk është konfirmuar asnjë humbje jete, teksa janë regjistrua­r vetëm 14 raste të reja infektimi në qindra testime të kryera. Mjaft e qetë paraqitet edhe situata me shtrimet në spital, ku po marrin trajtim vetëm gjashtë pacientë.

Lidhur me gjurmimin e rasteve të reja, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s, 14 qytetarë, në këto bashki:11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh. Në të gjithë vendin tashmë po trajtohen me këtë sëmundje 356 pacientë, prej të cilëve në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Gjatë orëve të fundit, bëhet e ditur se janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Për të ndërprerë zingjirin e infektimev­e, Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

Në këto kushte, çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re. Ndërkohë që u kërkohet edhe të gjithë qytetarëve të vaksinuar me dy doza, që të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Ndërsa qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes.

Shqipëria nisi në datën 11 janar të vitit 2021 fushatën e vaksinimit antiCovid nëpërmjet fushatës “Shqipëria Buzëqesh”. Qendra e parë e vaksinimit antiCovid u hap në Tiranë, në Stadiumin ‘Air Albania’, teksa janë hapur edhe shumë pika të tjera vaksinimi në rrethe. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, vendi ynë zotëron kapacitete­t e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat që vijnë në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania