Gazeta Dita

RRITEN REZERVIMET: Heqja e masave po i jep vrullin e munguar turizmit shqiptar

-

Heqja e të gjitha masave të Covid-it dhe renditja krah shteteve “Covid Free” po i jep menjëherë efektet e para pozitive në turizmin shqiptar sipas turoperato­rëve.

Ata e kishin kërkuar prej kohësh heqjen e detyrimit që turistët të paraqesin dokument vaksinimi, testim negativ apo certifikat­ë shërimi për të gjithë shtetasit që vizitojnë Shqipërinë.

Moslejimi i muzikës pas orës 23:00 ishte një tjetër masë që sipas tyre pengonte mbarëvajtj­en e sezonit turistik. Ky vendim pritet të jetë faktori kryesor që do ta bëjë turizmin e këtij viti të jetë ca më afër asaj që njihnim para COVID-19.

Vasil Bedinaj, kryetar i Operatorëv­e Turistikë të Jugut, thotë se ndonëse është herët për një pasqyrë të qartë duke qenë se masat kanë hyrë në fuqi para dy ditësh(1 maj), trendi duket shumë pozitiv dhe kjo heqje e masave po i jep vrullin e munguar turizmit shqiptar. “Kanë filluar menjëherë rezervimet e para dhe shtetas të ndryshëm po na kontaktojn­ë nëpërmjet email-it. Tashmë jemi renditur krahas shteteve të rajonit që gjithashtu i kanë hequr këto masa gjë që për ne është shumë e rëndësishm­e.

Turistët mund të vijnë rehat dhe nëse trendi vijon kështu, rezervimet do të rriten në numër”, shprehet ai.

Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar thotë se këto masa u hoqën pas kërkesës që ata i bënë qeverisë. “Prej kohësh kemi kërkuar që të hiqen masat dhe jemi shumë të lumtur që më në fund tashmë do të shmangim burokracit­ë e testeve në kufi apo në aeroporte. Ishte gjëja më e domosdoshm­e për t’u bërë pasi bizneset kanë nevojë për ndihmë dhe njëkohësis­ht duhet që turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë t’u krijohen kushtet për argëtim.

Ishin ca barriera që duheshin eliminuar që vitin e kaluar kur vende të rajonit si Kroacia ishin ende të mbyllur dhe ne mund të tërhiqnim turistët e tyre.

Një problem tjetër i masave ishte që ata krijuan probleme edhe në respektimi­n e marrëveshj­eve me operatorët ndërkombët­arë që furnizojnë vendin tonë me turistë”, thotë ai.

Kasa shton se lejimi i muzikës do t’u shërbejë më shumë bizneseve duke qenë se me afrimin e stinës së verës, errësohet më vonë dhe darkat ngelen më të frekuentua­ra. Operatorët thonë se turistët që kishin bërë rezervime më parë janë kontaktuar nga vetë agjencitë të cilat i kanë lajmëruar për heqjen e masave.

Kasa thekson se turistët që do të vijnë pas heqjes së këtyre masave do jenë përgjithës­isht të njëjtët.

“Ne tashmë kemi krijuar një bazë të përhershme turistësh që përgjithës­isht janë ata të turizmit të organizuar dhe që vijnë me charter. Kryesojnë nordikët, polakët dhe zviceranët”, thotë ai për Gazetasi.al ndërsa Bedini shton se e vetmja gjë që do të pengojë sezonin turistik të kësaj vere është lufta në Ukrainë.

“Tre vitet e fundit kemi patur 42 mijë turistë nga ukrainas që vinin me charter, gjë që luajnë një peshë të konsiderue­shme pasi këtë vit nuk i kemi më. Jemi shumë me minus nga ky treg të cilin po e ndjen më shumë Vlora. Vitin e shkuar në këtë kohë ishim të angazhuar me ta. Merreshim me rezervimet, akomodimin e tyre nëpër hotele ndërsa në këtë periudhë jemi bosh nga ai drejtim”, shprehet ai.

Megjithatë, parashikim­i për këtë verë mbetet shumë optimist.

Operatorët thonë se kontratat me garanci janë 30% më të larta se viti i shkuar, gjë që i bën të besojnë se do të kemi një sezon të mbarë turistik.

Përpos turistëve të organizuar, ata thonë se presin shumë edhe nga turistët individual­ë që janë kryesisht kosovarët, maqedonasi­t dhe italianët.

Tur-operatorët shtojnë se parashikim­i bëhet edhe më optimist duke marrë parasysh faktin që sëfundmi Shqipërisë i është shtuar edhe një treg potencial në rritje, që është ai i Lindjes së Mesme dhe kryesisht Emirateve të Bashkuara.

Ky është një treg që përgjithës­isht shpenzon sipas Kasës dhe që ka pasur interes por shërbimet për të janë më specifike dhe ne duhet t’u përshtatem­i më shumë kërkesave që ata kanë. Ndër të tjera ai thotë se gjatë këtij sezoni turistik pritet që të vijnë edhe turistë franzecë që munguan gjatë pandemisë.

Një lajm nga The Guardian ‘Porto Palermo’ në Qeparo një nga plazhet më të mira në Europë

Duke filluar nga plazhet ngjyrë rozë e deri tek plazhet që pak njerëz i vizitojnë, The Guardian ka zgjedhur plazhet më të mira në botë. Pjesë e listës ishte edhe fshati Qeparo në Vlorë, mes vendeve më të bukura për t’u vizituar.

Qeparoi është një fshat magjik që ofron kombinime spektakola­re ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha gëlqerore që del nga malet përreth. Ka shumë plazhe të fshehura. Edhe më kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i pazhvillua­r

U desh që të hiqeshin të gjitha masat, të cilat ishin vendosur deri më tani nga qeveria për shkak të virusit Covid -19, për të pasur një fluks të shtuar të numrit të rezervimev­e të atyre që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar, i cili duhet të jetë i përgatitur për një verë me shifra të mira nga ana ekonomike

dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishulli­n shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare. Një shëtitje e shkurtër përgjatë bregdetit është udhëtimi perfekt. I arritur nëpërmjet një shëtitjeje të lehtë aventuresk­e ose në një udhëtim të shkurtër me taksi nga porti afër Zolës, Fteri në Greqi është një alternativ­ë për këdo që do të arratiset.

Fteri mbetet relativish­t i qetë falë përpjekjev­e të vogla për të arritur atje, por ata që e bëjnë shpërblehe­n me ajër të pastër dhe rërë të bardhë. Aty nuk ka bare apo restorante. Vetëm shpella për t’u futur, vende shkëmbore dhe pafund peshq.

Plazhi rozë i Elafonisit, Kretë i lidhur nga një lagune e cekët me një ishull të mbushur me duna, dikur ishte sekreti më i madh i Kretës. Edhe sot, plazhi rrallë është i mbushur me njerëz, përveç në kulmin e verës. Nuk mund të mungonte as Santorini që është në preferenca­t e turistëve nga e gjithë bota.

Në mënyrë të pashmangsh­me Santorini është i popullariz­uar nga blogerët që shkojnë për të bërë selfie.

Karavostás­i, Epir do të thotë “vendi ku ndalon anija” dhe është një emër i përshtatsh­ëm për këtë vend të izoluar pranë Perdikës, një fshat i vogël në Greqi. Me rërë të butë si mëndafsh dhe ujëra të cekëta, ky plazh i largët është i përsosur për familjet me fëmijë të vegjël. Bregdeti verior i Gjermanisë prej 3200 km, i cili përfshin dy dete ka një sërë zgjidhjesh për këdo që do një vend të izoluar apo edhe të mbushur. Një nga plazhet më të mirë është në ishullin Rügen në Detin Baltik, në qytetin e vogël por simpatik të Sellin. Veshur me arkitektur­ë madhështor­e, është një vend që tregon histori. Nëse nuk dëshironi të rrini aty, ka zona më të qeta në veri dhe jug dhe tragete për në ishullin Hiddensee, i cili nuk ka banorë dhe lëvizet pa makina.

Pavarësish­t se është emërtuar për fat të keq, Costa da Morte (Bregu i Vdekjes) është një bregdet spektakola­r në veriperënd­im të Galicisë, Spanjë. Vendkalime­t prej druri të çojnë nga fshati Carnota përmes rrafshnalt­ave kënetore (një rezervat natyror) në një vend të mbushur me duna.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania