Gazeta Dita

Partizani i bën ‘g jëmën’ Kukësit, i merr trepikshin dhe vendin e Europës. Shpërthen Gjici, ultimatum trajnerit

-

Partizani duket se e ka marrë seriozisht fundkampio­natin pas eleminimit në gjysmëfina­len e Kupës, që e çonte për një biletë në Europë. Duke qenë se mundësia e vetme për këtë biletë mbetet kampionati, djemtë e Mehmetit dje morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundën Dinamon në derbi. Dhe jo një skuadër dosido, por në transfertë me Kukësin, në një stadium të mbushur me tifozë dhe me një triumf që kishte vlerë dyfish. Trepikëshi­n dhe ndërrim vendi me veriorët në renditje. Kukësi nga ana e tij po përjeton ‘fatin e keq’ që pas inaugurimi­t të stadiumit të ri, pasi ka tre ndeshje radhazi pa fitore, konkretish­t dy humbje e një barazim. Humbja e mbrëmshme me Partizanin 1-2 ka bërë që gjërat të shpërthejn­ë tek veriorët, aq sa presidenti i klubit, Safet Gjici, i ka dhënë ultimatum teknikut Longo që të mos merret me llafe, por me punë.

“I mërzitur, sepse duhet të fitonim, por s’ia dolëm. Trajneri i huaj në Shqipëri do kohën e vet të ambientohe­t. Mesazhi që i jap është të mos merret me deklaratat por të marrë përgjegjës­inë për rezultatet, ajo që i them është të mbyllë kampionati­n dhe të arrijë objektivin, sepse kam besim te lojtarët”, tha Gjici për “Supersport” pas ndeshjes.

Kukësi i ka lënë vendin e tretë Partizanit pas humbjes, me 49 pikë dhe kalon vetë në të katërtin me 46 pikë. Në vend të dytë ndodhet Laçi me 54 pikë, që luan sot në Rrogozhinë dhe Tirana në vend të parë me 66 pikë, që luan në kryeqytet me Teutën dhe ku matematiki­sht mund të shpallet kampione. Në ndeshjen e djeshme, fraksioni i pari foli i gjithi për Partizanin me të kuqtë që u shfaqën dominues ndaj Kukësit. Sinjalin e parë të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti e dhanë që në minutën e tretë kur Stenio Junior iu mohua goli nga traversa, ndërsa vetëm një minutë më pas, verilindor­ët u kundërpërg­jigjen me një goditje pa shënjestër nga distanca e Pablo De Lucas. Dominimi i të kuqve u shpërblye në minutën e 26-të kur këtë herë Stenio Junior mposhti Xhikën në një goditje me kokë pas harkimit të Carës. Sulmuesi i të kuqve pati fatin edhe të hyjë në histori si lojtari i parë që shënon gol në impiantin e ri të verilindor­ëve, “Kukës Arena”. Në minutën e 40-të, Skuka shërbeu në zonë për Stenio Junior dhe braziliani nuk fali por dyfishoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në të dytën Kukësi doli më i ‘shkundur’ dhe motivuar, teksa goli erdhi në minutën e 52-të me anë të Luka Milunovic. Në të 63-tën, Feijao i rrëmben topin Markut në zonë, pason për Milunovic por në fund serbi ndalet nga Belica, duke humbur shansin për barazim. Ndërkaq, Stenio Junior

shpërdoron një rast flagrant teksa përfitoi pas një mosmarrëve­shje të Lulajt dhe De Luca. Braziliani provoi të ndëshkonte Xhikën me një parabël, por portieri e kuptoi idenë dhe e ndali topin në kohë.

Në minutën e 91-të, Partizani mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Maguette, i cili u ndëshkua nga arbitri Hamiti pas një gjesti antisporti­v ndaj Lulajt, ndërsa ndëshkimit nuk i shpëtoi edhe De Lucas, i cili ndërhyri ashpër ndaj Carës. Mehmeti deklaroi pas takimit kënaqësinë për fitoren dhe vlerësimin për lojtarët, duke dhënë një “bravo për çunat”, teksa kolegu i tij Longo u ankua për mungesat e shumta, teksa tha se lojtarët nuk shënojnë dot as 4 metra nga porta dhe se i duhet që mbrojtësit t’i përdorë si sulmues. Në fund të ndeshjes pati edhe një episod jo të këndshëm, teksa tifozët vendas pushtuan fushën dhe për pak nuk sulmuan lojtarët dhe stafin mik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania