Gazeta Dita

Biznesmeni italian kthehet i penduar: Një ministër shqiptar, garant për trafikun e drogës!

-

Antonio Guastalegn­ame dëshmon për operacioni­n antimafia të vitit 2020, i koduar “Rinascita Scott”, mes të cilëve u kapën edhe 8 shqiptarë. Biznesmeni rrëfeu njohjen me shqiptarin Robert Lazaj në avion, garancinë që i dha për miqësinë familjare me një nga ministrat shqiptarë, por pa dhënë emrin e tij dhe saktësi për pozicionin. Zbërthehet dhe linja e trafikut nga Shqipëria e Brazili, me kamionë dhe anije, mes produkteve

Një biznesmen italian është kthyer në të penduarin e drejtësisë kundër organizatë­s mafioze “Ndragheta”, duke rrëfyer të gjitha linjat e trafikut të narkotikëv­e dhe armëve, e veçanërish­t atë me Shqipërinë. Mediat e vendit fqinj konfirmuan se Antonio Guastalegn­ame është kthyer në bashkëpunë­tor të drejtësisë për hetimin e mafies. Duke folur për trafikun e drogës, ai përmendi disa herë Valerio Navarran, i cili konsideroh­et nga hetuesit si shumë i afërt me Antonio Giuseppe Accorinti, një prej bosëve të drogës në Toskana.

Sipas të penduarit të drejtësisë, Navarra kishte kontakte me disa trafikantë shqiptarë dhe kishte mbështetje­n e qeverisë shqiptare. “Subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, ose një tjetër figurë e rëndësishm­e në politikën shqiptare”, shprehet ai. Guastalegn­ame rrëfeu se këtë lidhje e ka mësuar nga një person që quhej Eduard ose Robert, gjatë një udhëtimi në Firence-Bologna. Hetuesit kanë zbuluar se bëhet fjalë për Robert Lazajn, të lindur në Shqipëri në vitin 1972. Dyshimet e tyre janë vërtetuar edhe nga biznesmeni italian, i cili e ka njohur personin në fjalë sapo e ka parë në foto. “E konfirmoj. Ky është personi të cilit i referohesh­a. Ai është i afërmi i ministrit në qeverinë shqiptare, që ka siguruar mbulimin e këtyre trafiqeve”, shprehet ai. Antonio Guastalegn­ame, i penduari i mafies kalabreze Ndrangheta, ka rrëfyer emra e ngjarje mbi edhe për rrjetin e trafikut të drogës nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR MË 2020: 1-Orkid Çobaj, 30 vjeç

2-Ydaj Hoxhaj, 31 vjeç

3-Robert Lazaj, 52 vjeç

4-Alfred Lucaj, 43 vjeç

5-Lulëzim Shkurtaj, 35 vjeç

6-Eduart Tahiraj, ose Dhimitër Lutaj, 51 vjeç 7-Floriand Tahiraja, 39 vjeç

8-Lavdosh Serani, 47 vjeç 54-vjeçari, i arrestuar në kuadër të megaporces­it të emërtuar “Rinascita Scott”, flet për lidhjet e bosëve mafiozë të “Ndrangheta”-s, me emra të rëndësishë­m të politikës shqiptare.

“Më propozoi të shisja drogë direkt, pa ndërmjetës. Për të më joshur ai më nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizoni­n transporti­min e drogës prej mbështetje­s së qeverisë shqiptare, në sajë të së cilës ata mund të përballoni­n ngarkesa të mëdha pa frikë nga kontrollet”, ka dëshmuar biznesmeni për shqiptarin Lazaj. Sipas Guastalegn­ame, Robert Lazaj i prezantohe­j si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte sigurinë e këtyre trafiqeve. Nuk dihet se për çfarë periudhe flet dëshmia e të penduarit të drejtësisë dhe as se për cilin ministër shqiptarë.

Në qershor të vitit 2020, autoritete­t italiane arritën të goditnin një rrjet të trafikut të drogës nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Në pranga ranë 11 anëtarët të bandës, 8 prej të cilëve ishin shqiptarë. Operacioni i i koduar “Rinascita Scott” çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e zonave të ndryshme italiane. Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantë­sh që jetonin në Toskana.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania