Gazeta Dita

Osmani takohet me nënsekreta­ren amerikane të Shtetit, fokusi i diskutimev­e

-

Presidentj­a Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kosta Rikë është takuar me Uzra Zeya, Nënsekreta­ren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administra­tën e Presidenti­t Joe Biden, raporton Gazeta Express.

Siç njofton Presidenca, ato kanë biseduar për “progresin e Kosovës në përmbushje­n e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci si dhe intensifik­imin e bashkëpuni­mit Kosovë-SHBA”.

“Në diskutim me Nënsekreta­ren Zeya, Presidentj­a Osmani ka folur për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut si dëshmi e përkushtim­it të institucio­neve të Kosovës për përmbushje­n e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, demokracis­ë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpuni­min me shoqërinë civile dhe mediat”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

Presidentj­a ka theksuar se Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët tanë në mbrojtjen e vlerave demokratik­e.

“Në këtë kohë kur demokracit­ë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdr­ejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, Samiti për Demokraci është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsolidua­r vlerat demokratik­e dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato”, citohet të ketë thënë Osmani. Me ftesë të Presidenti­t Carlos Alvarado Quesada, Presidentj­a Osmani po qëndron në Republikën e Kosta Rikës, ku sipas Presidencë­s, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimi­t të Presidenti­t të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves. Gjatë vizitës në San José, Presidentj­a do t’i takojë udhëheqësi­t shtetëror të këtij shteti si dhe do të realizojë takime me përfaqësue­s të shteteve tjera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania