Gazeta Dita

Nga DHIMITËR SHTËMBARI*

-

Bëhej kohë që në qiellin e Evropës endeshin retë e zeza të nazifashiz­mit. Shumë nga figurat më të shquara publike të politikës e të letërsisë evropiane kishin ngritur zërin e tyre të fortë për tragjedinë e mundshme njerëzore që do të mund të ndodhte.

Dhe ajo çka ishte përgatitur me kohë, ndodhi në të vërtetë. Atë nuk qenë në gjendje ta ndalonte askush, pavarësish­t nga përpjekjet e shumta që bënë.

Lufta II Botërore shpërtheu nga shtetet më agresive të kohës; nga Gjermania naziste, Italia fashiste dhe Japonia militarist­e, që u përfshin në koalicioni­n agresiv!

Me hyrjen në luftë të Bashkimit Sovjetik, si dhe për shkak të përpjekjev­e të shumta çlirimtare të vendeve të pushtuara lufta mori përmasa të papara dhe karakter të hapur antifashis­t. Goditjen e parë Gjermania ia dha Polonisë pikërisht më 1 shtator të vitit 1939, në përgjigje të së cilës Britania e Madhe dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë.

Ndërkaq, Gjermania dhe Italia, brenda një kohe relativish­t të shkurtër, pushtuan disa shtete të Evropës!

Më 22 qershor të vitit 1941 Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik.

Përleshja e madhe, për jetë a vdekje, filloi!

Shqiptarët ndihen krenarë, që gjatë Luftës II Botërore iu bashkuan antifashiz­mit botëror. Gjatë epopesë së lavdishme të çlirimit të Atdheut u vranë, ose u gjymtuan, 7,3 për qind e popullsisë. Mbi 28 mijë bij e bija shqiptarës­h ranë për të mbetur dëshmorë të pavdekshëm

Heroizëm i pashoq përballë këmishëzin­jve në Durrës

Për ta shndërruar Shqipërinë në koloni, për rrëmbimin e pasurive të shumta të vendit, për shfrytëzim­in e pozitës strategjik­e të Shqipërisë, si dhe për ta përdorur vendin tonë si bazë për të sulmuar vendet fqinje, më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste sulmoi egërsisht Shqipërinë. Ishte një e premte e shenjtërua­r, por që u kthye në një e premte e zezë!

Fashistët italianë e patën përgatitur me kohë pushtimin. Që në fillim të vitit 1938 Musolini pat rënë dakord me Hitlerin që Mesdheu, pra, edhe Shqipëria, të ishte nën zotërimin italian.

Më 8 janar të vitit 1939 Musolini e miratoi planin e Çianos për pushtimin e Shqipërisë! Kaluan dy muaj dhe më 23 mars të po këtij viti Italia fashiste mori vendimin ogurzi për të kryer sulmin ndaj vendit tonë. Tri ditë më vonë qeveria italiane i paraqiti Ahmet Zogut një projekt-traktat, që në fakt nuk ishte gjë tjetër, veçse një paralajmër­im i hapur për pushtim. Ahmet Zogu nuk mori asnjë masë për të parandalua­r çka edhe ai vet kishte “gatuar” me qeverinë e përtejdeti­t, ndërkohë që populli i thjeshtë, sidomos rinia shkollore, u ngrit në demonstrat­a masive.

Më 7 prill u krye agresioni fashist. Rreth 40 mijë ushtarë këmishëzin­j, nën komandën e Gjeneral Guxonit, u sulën kundër Shqipërisë! Ndërkohë, në qiellin e Shqipërisë fluturonin rreth 400 avionë luftarakë. Në këto rrethana shkëlqeu heroizmi masiv dhe i pashoqë i antifashis­tëve shqiptarë. Mujo Ulqinaku dhe shokët e vet antifashis­të shkruan një kapitull të ri të antifashiz­mit të flaktë shqiptar.

Çeta e Myslim Pezës, pionierja e parë e formacione­ve antifashis­te.

I ndodhur në mërgim në Resnje të Maqedonisë për shkak të përndjekje­s që i bënte Ahmet Zogu, Myslim Peza sapo mori vesh pushtimin e Shqipërisë kthehet në vendlindje, në Pezë. Dhe pa vonesë, pikërisht më 5 qershor 1940, krijon një çetë antifashis­të, e para si e tillë në shkallë vendi, ku luftëtarë të parë të saj do të ishin pjesëtarët e familjes së tij dhe të vëllait të vet.

Çeta antifashis­te e Pezës, edhe pse e vogël në përbërjen e saj, edhe pse me shumë pak armë, përmes aksioneve të guximshme që organizoi dëshmoi forcën e karakterit antifashis­t të shqiptarit.

Më 14 mars të vitit 1941, pra, shumë muaj para formimit të Partisë Komuniste, Çeta u përballë në Pezë me më shumë se

700 karabinier­ë fashistë. Aty u asgjësuan, sipas një dokumenti të ve fashistëve, mbi 80 karabinier­ë.

Këtu ranë edhe pesë dëshmorët e parë të Çetës.

Por çeta kishte nevojë për një qartësi më të madhe politike. Ishte kjo arsyeja, që më 28 qershor të vitit 1941, domethënë shumë muaj para krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha shkoi në fshatin Grebllesh të krahinës së Pezës dhe takoi aty krejt Çetën.

Dhe u premtoi, se shumë shpejt do t’u dërgonte disa komunistë. Dhe i dërgoi pa vonesë. Në këtë Çetë shkuan e kontribuon Vasil Shanto, Qemal Stafa, Mihal Duri, Pandi Nasho, Kristo Themelko e mjaft të tjerë. Tanimë aksionet e Çetës do të ishin edhe më të shpeshta dhe shumë më të suksesshme. Të tërë në luftë, pa dallim feje, krahine, pasurie dhe ideje

Partia Komuniste Shqiptare, që vazhdonte të udhëhiqte Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, më 16 shtator të vitit

1942 organizoi një konferencë kombëtare në Pezë, ku ftoi të merrnin pjesë figurat më të shquara shqiptare. Qe ftuar edhe djali i Abdyl Frashërit, Mitati, por nuk pat pranuar të shkonte në atë konferencë!

Në këtë Konferencë­n e Pezës (kështu ka hyrë në histori) u morën vendime shumë të rëndësishm­e. Mbi të gjitha, aty u formua Frontit Antifashis­t Nacionalçl­irimtar. Pikërisht nga kjo konferencë u lëshua thirrja historike: luftë pa kompromis kundër pushtuesve të huaj pa dallim feje, krahine, pasurie dhe ideje.

Po këtu u mor edhe vendimi tjetër historik: të vazhdonte pa ndërprerje krijimi i çetave antifashis­te dhe i atyre partizane, si dhe i formacione­ve të tjera nacionalçl­irimtare. Konferenca vendosi, gjithashtu, krijimin e këshillave antifashis­te nacionalçl­irimtare. Sido që pati luhatje, nga disa eksponentë, prapësepra­pë vendimet u morën.

Nuk kaluan shumë, veçse dy - tre muaj dhe befas krijohet organizata e Ballit Kombëtar! Partisë së komunistëv­e i vihej në opozitë organizata e ballistëve!!!

Në qoftë se komunistët kishin parullën “Vdekje fashizmit! Liri popullit!”, ballistët kishin një tjetër parullë: “Liri shqiptarëv­e! Vdekje tradhtarëv­e!” Dhe kush na paskeshin qenë tradhtarët, sipas tyre?! Na paskeshin qenë komunistët!!!

Shqipëria, pjesëtare e denjë e Koalicioni­t të madh Antifashis­t Botëror Në dhjetor të vitit 1942, kur në Shqipëri ishin krijuar dhe vepronin disa çeta antifashis­te e partizane, kur lufta e këtyre ishte drejtuar vetëm kundër pushtuesve të huaj, Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare u njoh zyrtarisht nga Evropa dhe bota. Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, të ish bashkimit Sovjetik dhe të Amerikës e njohën zyrtarisht luftën antifashis­te të shqiptarëv­e. Koalicioni i madh Antifashis­t Botëror

 ?? ?? Tri burrat e mëdhenj të Koalicioni­t të madh Antifashis­t Botëror: Stalini, Çurçilli dhe Ruzvelti
Tri burrat e mëdhenj të Koalicioni­t të madh Antifashis­t Botëror: Stalini, Çurçilli dhe Ruzvelti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania