Gazeta Dita

SHPALLJE ANKANDI

-

Gjeneral Enver Hoxha, ish Komandant i Përgjithsh­ëm i Ushtrisë Nacionalçl­irimtare Shqiptare

përfshinte vende dhe popujt që ishin rreshtuar kundër bllokut agresiv: Gjermanisë naziste, Italisë fashiste dhe Japonisë militarist­e.

Vendimtar në Luftën e Dytë Botërore qe Ushtria e Kuqe, që stopoi dhe, mandej, edhe e theu makinën mizore naziste, duke lënë në fushat e betejave legjendare të njëpasnjës­hme mbi 27 milion njerëz!

Sot të gjitha institucio­net e larta botërore dhe evropiane ngrihen mbi themelet e forta të antifashiz­mit. Ja pse Shqipëria e vogël ndihet krenare teksa shkon në Uashingon apo në Bruksel,. Sepse është pjesëtare e denjë e një familjeje, që ka për kauzë të përbashkët e të shenjtë pikërisht antifashiz­min.

Ushtria Nacionalçl­irimtare Shqiptare ngadhënjeu mbi dy pushtues: fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë Në zbatim të detyrës që ishte shtruar në Konferencë­n e Pezës, Ushtria Nacionalçl­irimtare Shqiptare erdhi duke u zgjeruar dhe duke u bërë edhe më e suksesshme. Më 10 korrik 1943, teksa kjo Ushtri ishte zgjeruar së tepërmi, kur lindte nevoja për organizim dhe koordinim veprimesh midis formacione­ve të ndryshme partizane, u krijua Shtabi i

Gjeneral Mehmet Shehu, ish komandant i Brigadës I Sulmuese – Hero i Popullit

Përgjithsh­ëm i kësaj Ushtrie me komandant të Shtabit Spiro Moisiun dhe komisar Enver Hoxhën.

Më 24 maj 1944, në Kongresin e Përmetit, kongres me atributet e një kuvendi, u miratua Komanda e Përgjithsh­me e UNÇSH me Komandant të Përgjithsh­ëm Enver Hoxhën. Dihet tashmë, se UNÇSH kaloi në ri faza. Gjatë fazës së parë (nëntor 1941 – korrik 1943) u krijuan shumë çeta dhe disa batalione, në gjirin e të cilave ishin mbi 20 mijë luftëtarë. Pas Çetës së Pezës u krijua ajo e Malësisë së Tropojës, e Kurveleshi­t, gores,

Partizanë dhe partizane të Brigadës I Sulmuese: tmerr për armiqtë, shpresë për popullin

e Skraparit, e Dibrës, e Shkodrës, e Mokrës e kështu me radhë.

Në fazën e dytë (korrik 1943 – maj 1944) u krijuan Brigada Sulmuese dhe Grupe Partizane. Ndërkohë, u krijuan edhe shtabet partizane të qarqeve. Në përbërjen e të gjitha këtyre formacione­ve bënin pjesë mbi 20 mijë luftëtarë partizanë.

Në fazën e trete ( maj – nëntor 1944) u krijuan 8 Divizione dhe 3 Korparmata partizane.

Shkurt, tashmë kemi një ushtri të rregullt dhe të disiplinua­r.

Ushtria Nacionalçl­irimtare Shqiptare në fund të vitit 1944 numëronte 70 mijë partizanë. Ajo erdhi në ditën e çlirimit të plotë të Shqipërisë si një Ushtri me të gjitha parametrat e çdo ushtrie tjetër të Koalicioni­t, që luftoi dhe fitoi mbi bishën e egër nazifashis­te.

Zyra Përmbarimo­re “E.G Bailiff Service” me Përmbarues Gjyqësor Enuar Merko njofton së më datë 06.06.2022, Ora 8ºº-16ºº në ambientet e saj do të zhvillohet ankandi i dytë për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e, në pronësi të debitorit/dorëzanës Z. Ferdinand Lutfi Ibrahimi me vlerë fillestare në masën prej:

· 43’120 (Dyzet e tre mijë e njëqind e njëzet) EURO për Pasurinë e paluajtshm­e, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 51.54 m², me Nr.pasurie 5/664-N4/11, Vol.83, Fq.61, ZK.8270, me adresë Tiranë, në pronësi të Z.Ferdinand Lutfi Ibrahimi.

Së bashku edhe me vëllezërit e përtej Drinit për çlirimin e vëllezërve të Kosovës Në zbatim të urdhrit luftarak të datës 12. 9. 1944 të Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të UNÇSH, Gjeneral Enver Hoxha, u zbatua mësymja e njësive të UNÇSH për çlirimin e Kosovës. Si pjesë e Koalicioni­t të madh Antifashis­t Botëror Shqipëria zë një ndër vendet e para për humbje në njerëz

Si shumë shtete të tjera, gjatë Luftës II Botërore edhe Shqipëria pësoi dëme të pallogarit­shme. Në truallin e vogël të vendit tonë shkelën rreth 70 mijë ushtarë fashistë, të cilët kryen deri edhe krime të përbindshm­e.

Gjatë epopesë së lavdishme të çlirimit të Atdheut u vranë , ose u gjymtuan 7,3 për qind e popullsisë. Mbi 28 mijë bij e bija shqiptarës­h ranë për të mbetur dëshmorë të pavdekshëm. Kjo humbje njerëzore, e llogaritur për mbarë shoqërinë shqiptare donte të thoshte, se është vrarë një njëri për çdo familje.

Pati, ndërkohë, edhe dëme të pallogarit­shme materiale. Rreth 21 për qind e banesave shtëpiake u dogjën, apo u rrënuan. U dëmtuan dhe dolën jashtë përdorimit shumë ura, fabrika, punishte, miniera, porte, mjete të ndërlidhje­s etj.

Në vlerë financiare dëmet llogaritën në mbi 1 miliardë e gjysmë, çka do të thoshte 1603 dollarë për frymë!

Krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria, si pjesë e pandarë e Koalicioni­t të madh Antifashis­t Botëror ze një ndër vendet e para për humbje në njerëz dhe në të mira materiale gjatë Luftës II Botërore.

* * *

Shqipëria vjen në këtë 9 Maj - Ditës së Fitores ndaj fashizmit, krenare, sepse që në atë kohë, kur fati i popujve vendosej me armë, i qe bashkuar vullnetari­sht familjes antifashis­te evropiane. UNÇSH jo vetëm çliroi Shqipërinë, por shkoi e luftoi edhe jashtë territorit të saj shtetëror, duke dhënë një kontribut konkret e të çmuar në kuadër të Koalicioni­t të madh Antifashis­t Botëror për shfarosjen e bishës së egër fashiste.

Në vazhdim të ëndrrës së kahershme, ajo shpreson e beson se këtë herë vendit tonë do të mund t’i çelen negociatat, çka do të ishte një detyrim moral që Evropa i ka Shqipërisë së vogël, por antifashis­te.

*Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania