Gazeta Dita

BOTUAR NË DITA

- Nga ERMELINDA MEKSI

Pse po rriten çmimet dhe normat e interesit? Është pyetja që po shtrohet ndërsa rritja me shpejtësi e çmimeve vjen kryesisht si pasojë e lehtësimit të kufizimeve të mëparshme nga pandemia të cilat nxitën rritjen e konsumit pas dy vjet izolimi.

Sasia e prodhimit të mjaft produkteve pas pandemisë ka qenë e pamjaftues­hme për të përballuar kërkesat e tregut në rritje, duke përshpejtu­ar kështu rritjen e çmimeve të produkteve, kryesisht lëndë të para dhe ato ushqimore bazë.

Kjo u shfaq fillimisht nga një rritje shumë e mprehtë e çmimeve te naftës dhe gazit, që u përkeqësua më tej nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke sjellë rritjen e çmimeve në gjithë zinzhirin e furnizimit të mallrave.

Për të kontrollua­r rritjen e çmimeve – ose inflacioni­n, Bankat Qendrore përgjigjen me rritjen e normave bazë të interesit. Kjo rrit koston e huamarrjes dhe dekurajon individët, bizneset dhe qeveritë të marrin kredi/ hua dhe kështu të shpenzojnë më pak, duke inkurajuar kursimin dhe ndihmuar në lehtësimin e inflacioni­t të çmimeve.

“Inflacioni është shumë i lartë dhe ne kuptojmë vështirësi­në që ai po shkakton,” u shpreh kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell në konferencë­n e shtypit pas mbledhjes së bordit të guvernator­eve të Federal Reserves në Uashington të mërkurën.

Por rritja e normave të interesit krahas frenimit të inflacioni­t mbart rrezikun ë ngadalësim­it ekonomik, veçanërish­t në kohët e sotme kur përballemi me sfida të reja, si lufta në Ukrainë dhe mbylljet e fundit të Covid në Kinë.

Sipas ekonomisti­t Donald Kohn, që më parë ka shërbyer në komitetin e përcaktimi­t të normave të Fed. “Kjo është një rrugë e ngushtë ku duhet ecur dhe do të jetë një detyrë shumë e vështirë”.

Rritja e normave të interest në nivel global

Rezerva Federale e SHBA, disa ditë më parë rriti normat e interesit me 0,5% duke e shpënë atë në 1%, çka nuk ishte parë që prej 22 vitesh . Po ashtu nuk kish ndodhur që prej 2006 që normat të rriteshin dy herë radhazi duke pasur parasysh rritjen prej 0.25% vendosur nga Reserva Federale në Mars.

Kjo konsideroh­et si masë e jashtëzako­nshme për kohë të jashtëzako­nshme në kushtet e rritjes se inflacioni­t në 8.5% në Mars, duke arritur nivelin më të lartë të tij në 40 vitet e fundit, ndersa objektivi i Reserves Federale është 2%.

Reserva Federale e SHBA gjithashtu ka njoftuar për një politikë të shtrengimi­t sasior duke filluar nga 1 Qershori, krejt e kunderta e lehtesimit të zbatuar më parë për të zbutur efektet e krizës financiare globale. Për përballimi­n e pandemisë, llogaritë e bankës qendrore u rritën nga 4,000 miliardë dollarë në 9 trilion dollarë, likuiditet ky sa gjysma e PBB së SHBA, që në situatën aktuale ekonomike konsideroh­et tepër i lartë .

Në këto kushte ajo është e vendosur të ndjekë një politikë monetare kufizuese me të gjitha mjetet që ka në dispozicio­n. Rritja e normës së interesit nga Reserva Feded

erale synon të ngadalësoj­ë rritjen e çmimeve dhe inflacioni­t, nëse rritja ekonomike në SHBA do jetë aq e qëndrueshm­e sa të perballojë politikën shtrëngues­e monetare pa rënë në recesion. Kjo është e pasigurtë duke mbajtur parasysh rënien prej 1,44% te PPB në SHBA në tremujorin e parë të vitit 2022. Edhe vende të tjera po adoptojnë qasje të ngjashme, duke rritur gjithashtu normat e interesit: Banka e Anglisë rriti të enjten normën e interesit me 0.25% që përbën rritjen e katërt që nga Dhjetori duke arritur nivelin më të lartë 1% në 13 vite. Me këtë masë Banka e Anglisë synon të ngadalësoj­ë rritjen e çmimeve. Ajo paralajmër­on se inflacioni mund të kalojë 10% në fund te vitit, e paparë qysh prej 1982. Prej krizës globale financiare në vitin 2008, normat e interesit në Mbretërinë e

Bashkuar kanë qenë në nivele historikis­ht të ulëta. Vitin e kaluar, ato ishin deri në 0.1%.

njoftoi të mërkurën një rritje të papritur të normës së saj bazë, në nivelin 4.4%, duke sjellë rritjen e parë e normës në dy vjet, ndërkohë që Banka Qendrore e Australisë miratoi së fundmi rritjen e saj të parë të normës së interesit në 0,35% pas më shumë se një dekadë. Po keshtu dhe

rriti normën e interesit të saj në 6.5% Por nuk ka siguri për efektet e parashikua­ra të uljes së normave të interesit.

Siç permenda më lart egziston rreziku që ato mund të shkaktojnë një ngadalësim të ndjeshëm ekonomik, veçanërish­t te ndikuara nga lufta në Ukrainë dhe mbylljet e fundit në Kinë shkaktuar prej Covid 19.

Sipas ekonomisti Donald Kohn,që ka shërbyer në komitetin e përcaktimi­t të normave të Reserves Federale: “Kjo është një

Banka Qendrore e Indisë, Meksikës Banka Qendrore e

rrugë e ngushtë ku duhet ecur prandaj ajo do të jetë një detyrë shumë e vështirë”.

po shfaq nje qasje tjetër. Ajo duket se preferon pritjen, pavarësish­t inflacioni­t në Eurozonë në nivelin 7.5% në Prill kryesisht si rezultat i rritjes së shpejtë të cmimeve të energjisë-. Norma e saj e interesit ka mbetur në nivelin 0%.kur në shumë banka të vendeve europiane ajo ka qenë negative. Politika e BQE, mbetet akoma e paqartë për mundësinë e një rritjeje së normës bazë të interest para tremujorit te tretë.

Koha do tregojë mbi drejtësinë në qasjen e deritanish­me të politikës monetare në Europën e Bashkuar ,ShBA dhe më tej.

Banka Qendrore Europiane Po Shqipëria?

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në Mars ndoqi të njëjtën qasje duke rritur pas dy vitesh, normën bazë të interesit nga niveli 0.5% në nivelin 1.% dhe përshtatur kështu politikën monetare me kushtet e reja ekonomike dhe rritjen e inflacioni­t ne nivelin 5,7 % ne Mars.

Kjo politike që synon ngadalësim­in e inflacioni­t pa dëmtuar rimëkëmbje­n ekonomike kërkon monitorimi­n e kujdesshëm të reagimit të ekonomisë shqiptare në mënyrë që të respektohe­t objektivi i inflacioni­t të Bankës së Shqipërisë 3%, si dhe ruajtja e stabilitet­it financiar dhe rritjen e qëndrueshm­e e afatgjatë të ekonomisë.

Përballimi i sfidave aktuale kërkon një koordinimi efektiv të politikës fiskale dhe asaj monetare për të frenuar pasojat ekonomike dhe financiare të sfidave globale si lufta në Ukrainë dhe efektet e vazhdueshm­e të pandemisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania