Gazeta Dita

Zbardhet debati që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit, viktima e shau ‘malok’

-

Krimi banal në lokal pranë “Harry Fultz”, pas konsumimit të alkoolit. Olgert Dhimitri dyshohet edhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndodhet në gjendje të rënduar psikologji­ke. Sipas hetimeve, Ilir Kapo, që ndodhej në tavolinën pranë, e ofendoi i pari, kurse i dyshuari i tha që të mos e shihte më në lokal. Pasi dolën për sqarim jashtë, e goditi disa herë me thikë për vdekje. Prokuroria bën gati dosjen për masë në gjykatë

Vrasja e 60-vjeçarit në lokal nga klienti që dyshohet si narkoman, ndodhi vetëm për një ofendim dhe sherri mendohet se ka ardhur për shkak të konsumit të tepërt të sasive të alkoolit. Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ditës së shtunë në Tiranë. Burime policore bënë me dije se konflikti ka nisur pasi viktima Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar, duke nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi në vrasje me thikë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kryeqytet. Autori dhe viktima ndodheshin në të njëjtin lokal dhe mësohet se që të dy ishin nën efektin e alkoolit. 37-vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit. Ata kanë dalë jashtë lokalit me pretendimi­n për t’u sqaruar, por konflikti ka degjenerua­r deri në përdorimin e thikës.

Në këtë gjendje Dhimitri ka qëlluar disa herë me thikë Kapon, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës. Menjëherë policia arrestoi 37-vjeçarin, ndërkohë grupi hetimor po vijon me zbardhjen e plotë të ngjarjes. I riu ka qenë në gjendje shoku dhe të paqëndrues­hme pas krimit, teksa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania