Gazeta Dita

Në kërkim nga Spanja për narkotrafi­k, Gjykata bllokon përkohësis­ht ekstradimi­n e biznesmeni­t Nikolin Janina, do pritet dosja e plotë

-

Gjykata e Posaçme i jep kohë biznesmeni­t Nikolin Janina, teksa bllokoi përkohësis­ht çështjen e ekstradimi­t të tij drejt Spanjës, ku akuzohet për narkotrafi­k. Biznesmeni shqiptar, i njohur si pronari i linjës “Porcelanos­a”, i shpallur në kërkim nga autoritete­t spanjolle prej disa vitesh, është lënë në burg të përkohshëm nga gjykata, duke mos u ekstraduar menjëherë. Gjykata ka vendosur që Janina të qëndrojë i izoluar në vendin tonë deri në mbërritjen e dosjes së plotë nga Spanja.

Janina u arrestua ditën e premte për llogari të drejtësisë spanjolle, ndërsa akuzohet si kreu i një grupi të strukturua­r kriminal që tregton lëndë narkotike, heroinë, morfinë dhe opium në disa vende të Bashkimit Europian. Janina e mbulonte aktiviteti­n e tij kriminal me një kompani hidrosanit­aresh në vendin tonë, ndërsa po ashtu kishte dhe një sërë pasurish, të cilat i janë sekuestrua­r nga drejtësia. Bëhet fjalë për një linjë të gjerë asetesh e llogarish, me vlerë që shkon në 4 mln euro, tashmë nën procedim pasuror nga shteti dhe të bllokuara.

Nga ana tjetër, drejtësia spanjolle e ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerrjen e emrit të biznesmeni­t Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Tashmë që dy vendet kanë nënshkruar edhe marrëveshj­et e ekstradimi­t mes tyre, Policia dhe Interpol Tirana kanë nisur një valë të gjerë arrestimes­h për personat e kërkuar në vendin iberik, kryesisht për çështje narkotrafi­ku apo grabitje të vilave luksoze. Vetëm javën e kapuar janë arrestuar të paktën 7 persona vetëm për llogari të autoritete­ve spanjolle.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania