Gazeta Dita

“Marku kundërshto­i akuzën për narkotrafi­k, do apelojmë. U njoh në fushatën për PS në 2015 me të penduarin e drejtësisë!”

-

Avokati Tonin Prendi, ka dhënë një prononcim për mediat ditën e djeshme, pak pasi GJKKO ka lënë në burg ishgardist­in Hekuran Marku. Vendimin tha se do ta kundërshto­jnë. “Do paraqesim fakte e rrethana që paraqesin se nuk ka lidhje me veprat penale për të cilat është marrë i pandehur”, tha Prendi. Ndër të tjera tregoi se lidhjen e Markut me Eltjon Bregasin, i akuzuar për trafik narkotikës­h dhe grup të strukturua­r kriminal. Avokati tha se Marku është njohur me Bregasin në fushatën e vitit 2015, për Partinë Socialiste. “Në 2015 është njohur me Eltjon Bregasin në fushatë elektorale dhe atë

vit përfundoi njohja me të. Se ç’ka bërë, se ç’ka folur Bregasi, Marku nuk ka dijeni. Në 2013 ka filluar punën si punonjës i Gardës, në cilësinë e rojës së ish-ministrit Tahiri dhe të bëhet javën tjetër. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrë­s në veprimtari­të kriminale të drogës. Të arrestuari­t janë mes Shqiëprisë dhe Italisë, ku pjesa më e madhe janë kapur në katër vite përgjime dhe operacion në vendin fqinj.

pastaj në kuadër të fushatës elektorale ka rastisur që është njohur me Eltjon Bregasin. Por nuk them që është marrë me fushatë elektorale Hekuran Marku. Në kuadër të asaj fushate për PS është njohur me Eltjon Bregasin dhe ka rezultuar që sipas akteve që paska referuar tek institucio­net e drejtësisë, informacio­ne që implikojnë Hekuran Markun, gjë të cilat i kundërshto­i me forcë në këtë seancë gjyqësore”, tha Prendi. Për ishgardist­in tjetër të ish-ministrit Tahiri, Agustin Deda, avokati thotë se pritet të përfundojn­ë procedurat e ekstradimi­t dhe do të vijë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania