Gazeta Dita

Laçi i bën “poker” golash Kastriotit dhe siguron Europën

-

Tirana nuk fitoi vetëm derbin e rivaliteti­t të përjetshëm me Partizanin, por edhe titullin e 26-ë kampion në historinë e saj njëshekull­ore. Bardheblut­ë fituan në një takim tepër të tensionuar për shkak të tifozërive agresive ultras në “Elbasan Arena”, e jo pa mundim, me rezultatin 2-1, në javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Në fillim ishin të kuqtë që kaluan në avantazh me Skukën, por bardheblut­ë në fillim me Seferin në pjesën e parë dhe në të dytën me Totren, përmbysën gjithçka. Partizani nuk mundi të fitonte dot trepikëshi­n e sigurisë për Europën dhe as të mos e lejonte rivalin e madh të shpallej kampione përballë tifozërisë së tyre.

Pesë minuta vonë, në minutën e 52të, arbitri Hamitaj ka dhënë një penallti për Partizanin pas një rrëzimi në zonë të Skukës, por vendimi është anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 95-të, bardheblut­ë kanë shënuar edhe golin e tretë me Seferin, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Një fitore edhe për klubin, i cili është shpërblyer për punën dhe investimin që ka bërë me fitime marramendë­se, pasi kjo fitore në derbin që vulosi kampionati­n, ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkat e kryeqyteta­sve.

Në fund të ndeshjes festa ka qenë e madhe, me tifozët bardheblu që pushtuan fushën e “Elbasan Arena” me fishekzjar­re, brohoritje, përqafime dhe lidhje live apo fotografi me lojtarët e zemrës.

Kurse në krahun tjetër të stadiumit, në shkallë zhvillohej ‘lufta’ me stolat. Tifozët e Partizanit shkulën gjithçka nga betoni dhe ua hidhnin rojave të sigurisë dhe policëve në gardh, nën frustimin e humbjes së derbit, por edhe faktit se Tirana u shpall kampione dhe po festohej para syve të tyre.

Nuk munguan edhe fishekzjar­rët dhe banderolat, teksa ekipi zhvilloi edhe një festë private më pas.

Laçi siguron pjesëmarrj­en në Conference League edicionin e ardhshëm, pasi mundi me përmbysje Kastriotin me rezultatin 4-1 në takimin e kësaj të diele. Skuadra e Shpëtim Duros siguron matematiki­sht vendin e dytë në renditjen e përgjithsh­me. Pozicion historik për skuadrën kurbinase, që asnjëherë më parë nuk ka qenë forcë e dytë e kampionati­t. Kastrioti në anën tjetër edhe pse shënoi i pari me Ajazin, nuk arriti që të marrë një rezultat pozitiv, teksa pësoi humbjen e dytë radhazi, duke mbetur në vendin e gjashtë në kuotën e 43 pikëve, teksa kishte ambicie për një nga vendet e Europës. Pjesa e parë e kësaj përballjej­e u dominua thuajse e gjitha nga vendasit, të cilët patën raste të njëpasnjës­hme megjithatë golin e parë e realizuan krutanët me Ajazin në minutën e 38-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky avantazh zgjati vetëm dy minuta,pas në të 40-ën Adeleke barazoi. Ndërsa vetëm pas 3 minutave të tjerë Laçi përmbysi rezultatin me Julian Shehun, që padyshim ishte në super formë në këtë sfidë. Në fraksionin e dytë kurbinasit ishin edhe më të pandalshëm, pasi kërcënuan thuajse në çdo minutë portën e Salit dhe ia dolën që të realizonin “poker” me golin e Dean Zarubicës, i cili shënoi në minutën e 89’. Megjithatë nëse nuk do të ishte për portierin Sali rezultati i kësaj përballje do të ishte shumë më i thellë. Pas javës së 33-të të Abissnet Superiore Laçi “blindon” vendin e dytë në renditje me 60 pikë, 11 më shumë se Partizani i vendit të tretë, ndërkohë kanë mbetur edhe tre javë nga mbyllja e sezonit, teksa Kastriotit qëndron në vendin e gjashtë me 43 pikë të grumbullua­ra, duke mos qenë ende i sigurt për mbijetesën. Sot luhen Dinamo-Skënderbeu, ku një prej tyre mund të rrëzohet nga kategoria nëse humbet dhe Teuta-Egnantia. Ndeshja e fundit është ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit, që lujnë për një biletë europiane.

Kanë rënë në pranga dy tifozë të Partizanit, të cilët shkatërrua­n një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena” pas derbit dhe kundërshtu­an me dhunë punonjësit e policisë. Mësohet se janë arrestuar dy të rinjtë Erald Vata, 29 vjeç banues në Laprakë dhe Eraldo Dushku, 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë. Ata ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit mes Tiranës dhe Partizanit, por pas përfundimi­t të ndeshjes që shpalli matematiks­iht bardheblut­ë kampionë të Shqipërisë, shkatërrua­n një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e Policisë. Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “shkatërrim­i i pronës” dhe “kundërshti­mi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Policia e Shtetit apeloi për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa për parandalim­in e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshti­mit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshti­m me ligjin.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania