Gazeta Dita

Vdekja e punëtorit në kantierin e ndërtimit në Spitallë, familjarët: Shkak mungesa e kushteve të sigurisë në punë, e deklaruan dhe aksident!

-

Mungesa e kushteve teknike në punë, dyshohet se i ka marrë jetën një tjetër punëtori. Genci Spaho, 51-vjeç, babai i dy vajzave, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Spitallës në Durrës, ku po ndërtohen shtëpi të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 51-vjeçari fillimisht u dërgua për mjekim në spitalin e Durrësit, por më pas u dërgua në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetën mbrëmjen e së shtunës. Në kartelën e vdekjes së punëtorit, është shënuar sikur 51-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, por familjarët pretendojn­ë se ka vdekur teksa po punonte, si pasojë e mungesës së kushteve teknike. Familjarët kërkuan hetimin e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjës­ive.

Ata denoncojnë se fillimisht u tha se Genci ra nga skelat, por në vendngjarj­e nuk ka pasur të tilla. “I ndjeri punonte në ndërtim. Kishte shumë vite që punon në ndërtim aktualisht në këtë kantier ku ka ndodhur tragjedia ka rreth 3 javë. Nuk besoj se kishte

kushte pune. Nuk është se kam pasur ndonjë siguri apo ndonjë kusht. Kur ka ndodh aksidenti më ka marrë në telefon një koleg i tij dhe na ka thënë ka rënë nga skela. Ato thanë ka rënë nga skela, ky ishte versioni i parë, por nga informacio­net që kam unë nuk ka pasur skela. Doktori na tha se ishte në gjendje të rëndë. Përpjekja e mjekëve ka qenë maksimale, deri në fund dhe ka ndërruar jetë pasdite. Që nga dje, nuk kemi pasur asnjë lloj komunikate as nga policia dhe as nga firma kontraktor­e”, u shpreh i afërmi i tij. Për këtë ngjarje Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit të Durrësit, ka arrestuar shtetasit Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaçi, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania