Gazeta Dita

Arratisja disaorëshe e 21-vjeçarit nga Gjykata e Korçës, AMP merr nën akuzë 3 inspektorë­t dhe komisarin

-

Arratisja e përkohshme e një të paraburgos­uri që po dërgohej për masë sigurie në Gjykatën e Korçës i ka kushtuar shtrenjtë 4 oficerëve të policisë vendore. Agjencia e Monitorimi­t të Policisë (ish-SHÇBA), njoftoi se mori nën akuzë 4 efektivët e shërbimit të Komisariat­it të Policisë së Korçës, për shpërdorim të detyrës, mes tyre edhe një komisar. Inspektorë­t po shoqëronin ditën e diel të ndaluarin Kristian Medolli, në ambientet e Gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë kohës që Medolli ishte duke u futur brenda mjetit të policisë, u ka shpëtuar në rrethana të paqarta dy punonjësve. AMP akuzon inspektorë­t dhe eprorin e turnit pasi ata nuk morën masa për organizimi­n e shoqërimit të Medollit në ambientet e Gjykatës. “Drejtoria Rajonale ElbasanKor­çë e AMP, në konsultim edhe me prokurorin e gatshëm, referoi materialet e para hetimore në gjendje të lirë për 4 punonjës të Komisariat­it të Policisë Korçë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim­i i detyrës”. Po e çonin për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë, Materialet hetimore u referuan në ngarkim të punonjësve të policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mësohet se oficerët nën hetim janë; Inspektor G. S., me detyrë Përgjegjës i zonave të sigurisë në Komisariat, Inspektor F. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Patrullës së Përgjithsh­me, Inspektor E. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Patrullës së Përgjithsh­me dhe Komisar M. J., me detyrë shef i Seksionit të Rendit në Komisariat­in Korçë. “Referimi u krye pasi më datë 8 maj, gjatë kohës që K.M., ka qenë duke hipur në mjetin e policisë, brenda ambjenteve të garazhdit të Gjykatës, u është larguar dy punonjësve të policisë dhe është kapur pak më pas nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Korçë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy punonjësit e policisë, G. S dhe F. S. nuk kanë përmbushur detyrën funksional­e, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar. Inspektor E. S., akuzohet se ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të shtetasit K. M., kurse komisari nuk ka marrë masa për organizimi­n e shërbimeve.

Medolli akuzohej për vjedhje në një banesë, në fshatin Qatrom. Ai mbahej në dhomat e paraburgim­it të Drenovës dhe mundi që të arratisej përmes përmes tuneleve të Gjykatës së Korçës, por arratia zgjati vetëm pak orë, pasi u rikthye në qeli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania