Gazeta Dita

GARA PËR PRANIMET E 2022 Mesatarja që duhet për të konkurruar në të gjitha universite­tet

- • •

Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të konkurrojn­ë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalish­t me notë mesatare 6.5. Në degët e gjuhëve të huaja do të mund të konkurrojn­ë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që disponojnë një mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7. Edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme jo më të ulët se sa nota 7.5.

Universite­ti i Mjekësisë ka vendosur që për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterap­i, infermieri e përgjithsh­me duhet notë mbi 7.5, për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8, si dhe për degët siç janë: mjekësia, farmacia, dhe stomatolog­jia në garë mund të përfshihen vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 dhe më lart.

Mesatarja nuk është kusht aplikimi për kandidatët që do të garojnë për degët universita­re me karakter profesiona­l.

Nota mesatare për pranimin në institucio­net e arsimit të lartë përllogari­tet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”. Institucio­net arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucio­net arsimore vendore, përgjegjës­e për arsimin parauniver­sitar, janë përgjegjës­e për përllogari­tjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania