Gazeta Dita

MSH: Regjistroh­en vetëm 6 raste të reja me koronaviru­s në vend

-

Ndonëse janë kryer mbi 400 testime tek rastet e dyshuara për Covid-19, autoritete­t e shëndetit publik kanë bërë me dije se pozitivë me koronaviru­s kanë rezultuar vetëm 6 pacientë në të gjithë vendin, teksa fatmirësis­ht nuk është regjistrua­r asnjë humbje jete.

Në përditësim­in e të dhënave për treguesit epidemiolo­gjik, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se për 24 orët e shkuara në të gjithë vendin janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 6 qytetarë, në këto bashki: 3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë,

Vlorë. Janë 258 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkohë që janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re. Po ashtu, të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, duhet të drejtohen në qendrat shëndetëso­re, ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania