Gazeta Dita

Finalja e Conference League në Tiranë

‘Një lojë e turpshme me çmimet e hoteleve’, ku Shqipëria do të dalë e humbur

-

Një ndeshje futbolli, që do të luhet në kryeqytet në datën 25 maj, nxori në pah dëshirën e palogjiksh­me që ka shërbimi i hotelerisë në kryeqytet për të rritur çmimet dhe për të fituar brenda një natë. Një debat që është hapur prej ditësh, sidomos në rrjetet sociale, por që mund të na kushtojë më shumë në të ardhmen, për sa i përket turistëve, të cilët do të refuzojnë të akomodohen te ‘abuzuesit”

Nata finale e Conference League mes Romës dhe Feynord që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, bashkë me euforinë, ka sjellë me vete edhe një valë atipike çmimesh të kripura në hotelet rreth kryeqyteti­t.

Mjafton një vëzhgim në platformën e “Booking.com” për të konstatuar se në datën e finales dhe të nesërmen e saj, çmimet në disa hotele variojnë nga 500 deri në 3000 euro duke u rritur dhjetë herë më shumë. Ndërsa pas ndeshjes, çmimet rikthehen sërish në normalitet­in e mëparshëm.

Në kushte normale, një natë në hotelet e Tiranës në dhoma standarde arrin tipikisht deri 140 euro ndërsa çmimet e fryra, pronarët e hoteleve i justifikoj­në më faktin që kanë shumë kërkesa nga turistët.

Stadiumi “Air Albania” mund të presë 21 mijë spektatorë, por për arsye sigurie në finale do të jenë 19 mijë, ku tetë mijë prej tyre do të jenë në total tifozët e dy ekipeve finaliste.

Nga një vëzhgim i bërë në platformën e Booking, konstatohe­t se në datën 25 maj një apartament me vetëm një dhomë 400 metra larg qendrës së Tiranës, kushton gati 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra shqiptare.

I njëjti, lajmëron në Booking që ka mbetur vetëm një dhomë e lirë për këto dy data.

Hoteli ndryshe nga disa të tjerë që kanë rritur çmimet dhe e tregojnë këtë rritje, nuk të lejon ta shikosh se sa ka qenë çmimi në ditë normale.

Për të qëndruar në një hostel tjetër, i cili edhe në parim si strukturë supozohet të ketë çmime më të lira, gjatë atyre datave duhet të paguani më shumë se 900 euro për të dyja dhomat.

Edhe tek ai, ka mbetur vetëm një dhomë e fundit për të rezervuar sepse të tjerat, janë zënë të gjitha.

Trendin duket se do e ndjekin edhe hotelet që ende nuk i kanë rritur çmimet. Filozofia alla-shqiptarçe “të kem dhe unë atë që ka komshiu” nuk do të kalojë si pa gjë, sidomos këtë herë.

Pronarët thonë se hoteleria ka qenë njëri nga sektorët më të goditur gjatë pandemisë për shkak të kufizimit të udhëtimeve dhe mungesës së turistëve ndaj e shohin këtë si një mundësi shumë të mirë për të kompesuar ca humbje.

Me egoizëm, retorikish­t pyesin:“nëse e ka rritur ai tjetri, përse të mos e bëj dhe unë?”

Nga ana tjetër, ka edhe pronarë që e dënojnë këtë abuzim dhe mendojnë se ky përfitim i tanishëm, do t’u shërbejë mirë xhepave të tyre vetëm për tani, ndërsa në afatgjatë do të jetë dëmtim i turizmit dhe imazhit të Shqipërisë në sytë e turistëve.

Alarmin për çmimet e nisi Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, i cili në një status në rrjetet sociale shkroi se me këtë rritje çmimesh, loja do të cënojë imazhin e turizmit në vend.

“Po shiten dhomat e hoteleve për datat 25-26 maj me çmime nga 6009000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqyteti­t të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Ministrinë e Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitet­in. Ky është abuzim i pastër që

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania