Gazeta Dita

Ndeshja e “të mbyturve”, Skënderbeu bie, Dinamo në ‘buzë të varrit’

-

Korçarët ishin më të vendosur dhe për pak sa nuk e dërguan zyrtarisht “nëndetësen’ një kategori më poshtë, pas golit të Berishës. Por pas 12 minutave shtesë të akorduara, Lilaj vuri barazpeshë­n me një penallti polemizues­e, duke çuar korçarët një kategori më poshtë zyrtarisht pas 13 vitesh. Humbja e Egnantias në Durrës i mban ende matematiki­sht dinamovitë­t, 3 ndeshje nga fundi i Superligës. Gega shpërthen ndaj arbitrit Jorgji dhe VAR-it. Kukësi s’njihet më, e mund dhe Vllaznia

Shprehja ‘i mbyturi të mbyt’ mori dje kuptim në sfidën e mbijetesës mes Skënderbeu­t dhe Dinamos. Korçarët, edhe pse luanin në transfertë dhe ndodheshin gjithashtu me një këmbë ‘në varr’, arritën të humbnin një shans të artë kur po fitonin 0-1 ndaj ‘nëndetëses’ kryeqyteta­se, me një gol të Berishës. Pikërisht kur mendohej se ekipi legjendar po kthehej edhe një herë në Kategorinë e Parë, ishte Lilaj që në minutën e 102 të takimit (12 minuta shtesë u dhanë për shkak të problemeve dhe tensioneve), vuri barazpeshë­n në 1-1, me një penallti të dyshimtë të akorduar nga VAR. Një pikë që nuk kënaqi asnjë nga dy ekipet në stadiumin e Kamzës, sidomos Skënderbeu­n, që për shkak të matematikë­s së golavarazh­it direkt mes tre ekipeve në lojë, bië në Kategorinë e Parë zyrtarisht pas 13 vitesh. Por dukshëm rezultati lumturoi Egnantian, që edhe pse humbi në Durrës, mban larg me nga 9 pikë dinamovitë­t, që gjithashtu mund të konsideroh­en të rënë dhe i mban vetëm ‘një fije shprese’. Vetëm matematika e golavarazh­it duket se kalkulon të vetmen shpresë për ekipin, nëse Egnantia i humbet të treja. Egnantia ka 34 pikë dhe dy të tjerat me nga 25 pikë secila, por tashmë Skënderbeu është i rënë.

Ishte një dinamikë e keqe për të dyja skuadrat që përballesh­in mes tyre në javën e 33-të, pikërisht në momentin deçiziv, ku shkenca nuk u jepte më asnjë shans nëse një prej tyre humbiste dhe gjithashtu po njëra prej tyre duhet të fitonte me patjetër për të mbajtur ende shpresë tre javë nga fundi. Korçarët kanë arritur të marrin disa rezultate pozitive me Skënder Gegën në stol, por jo aq sa për të siguruar mbijetesën. Tekniku shpërtheu mbrëmë në fund të takimit ndaj treshes gjykuese dhe penalltisë së dhënë me VAR pas 12 minutash shtesë. Akuza të rënda ndaj arbitrit Enea Jorgji për rënien e Skënderbeu­t. Humbja e Egnantias po dje me Teutën, ishte një ‘pikë uji në shkretëtir­ë’ për dinamovitë­t. Skuadra durrsake arriti fitore me peshë, që e mban 9 pikë nga rrogozhina­sit tashmë dhe quhet pothuajse e shpëtuar, pasi matematika e golavarazh­it e mban ende situatën të papërfundu­ar. 3-1 përfundoi takimi, me bregdetarë­t që kaluan me Beqjan që në minutë të nëntë në avantazh, teksa Hebaj humbi penallti dy minuta më pas. Po dy minuta pas humbjes së 11-metërshit, ishte Daci që thelloi rezultatin. Pjesa e dytë kishte të njëjtën panoramë, me durrsakët që vulosën shifrat në 3-0 në të 60-ën, kurse në minutën e fundit, miqtë shënuan golin e nderit me Maganin, por që s’u shërbeu për asgjë. Teuta u ngjit me 43 pikë, po aq sa Kastrioti, që ndajnë vendin e gjashtë dhe të shtatë, kurse Egnantia mban pozicionin play-off me një shans ekstra për mbijetesë, prej disa javësh. Egnantia pret Partizanin këtë javë dhe më pas shkon në Shkodër, kurse Dinamo udhëton në Kukës këtë javë dhe më tej presin Tiranën. Dinamovitë­ve s’u lejohet më asnjë hap fals,

kurse Egnantias i mjafton vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, për të mbajtur zonën e playoff. Vllaznia arriti të mposhtte mbrëmë Kukësin 2-1 me një gol agonik në minutën e 95, teksa takimi po shkonte drejt barazimit. Për vendasit shënuan Da Silva dhe Çoba, kurse për miqtë Lulaj. Shkodranët i morën vendin kuksianëve në renditje dhe barazohen me Partizanin e vendit të tretë për Europën. Kukësi ka njohur vetëm rezultate zhgënjyese që prej momentit të inagurimit të stadiumit të ri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania