Gazeta Dita

Përfaqësue­si i Lartë ndërkombët­ar në Bosnjë paralajmër­on destabiliz­imin e Ballkanit

-

Përfaqësue­si i Lartë i komuniteti­t ndërkombët­ar për Bosnjë-Hercegovin­ën, Christian Schmidt, paralajmër­on se presidenti rus Vladimir Putin mund ta destabiliz­ojë Ballkanin: “Ai po e ndez rajonin”. Përfaqësue­si i Lartë i komuniteti­t ndërkombët­ar për Bosnje-Hercegovin­ën , Christian Schmidt paralajmër­on se presidenti rus Vladimir Putin ka interes ta nxejë politikish­t Ballkanin. “Po ndizet në rajon”, tha ish-ministri gjerman i Bujqësisë për “Rheinische Post”, shkruan mediumi publik gjerman, BR24. Për shembull, Putini po përpiqet të përfitojë nga fakti se NATO nuk ka një reputacion të mirë, veçanërish­t në Serbi, tha ai. “Sulmet ajrore të synuara e të kufizuara nga aleanca gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, veçanërish­t në kryeqyteti­n Beograd, nuk janë harruar”, tha Schmidt. Përveç kësaj, ai thekson se ekzistojnë marrëdhëni­e tradiciona­le mes serbëve dhe rusëve, përcjell Gazeta Express. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në veçanti ka lidhje të mira me Moskën. Javën e kaluar Vuçiç zhvilloi bisedime me kancelarin Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Berlin, si dhe me ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht në Beograd. Fokusi i vizitës në Berlin ishte pyetja nëse vendi ballkanik do të hiqte dorë nga qëndrimi i tij prorus. Rreth dy të tretat e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishë­m, siç raporton Deutsche Welle. Partitë e ndara të krahut të djathtë mbajnë tubime të rregullta dhe justifikoj­në me zë të lartë luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Olaf Scholz kishte ftuar në Berlin edhe kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti, kujton BR24. Christian Schmidt bëri thirrje që të forcohet misioni stabilizue­s i BE-së “Eufor Althea” në Bosnjë-Hercegovin­ë. Deri më tani, rreth 2200 ushtarë nga 24 shtete anëtare kanë marrë pjesë, por vetëm rreth 600 janë gjithmonë në terren. “Ne kemi nevojë për më shumë për ta ruajtur besimin në një të ardhme të qëndrueshm­e dhe paqësore”, tha Schmidt për “Rheinische Post”. “Eufor Althea” u krijua në vitin 2004 për ta monitoruar sigurinë në Bosnjë dhe zbatimin e Marrëveshj­es së Paqes të Dejtonit të vitit 1995 për t’i dhënë fund luftës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania