Gazeta Dita

Ambasadori rus në Beograd: Qëndrimi ynë për Kosovën s’ka ndryshuar, vlerësojmë Serbinë

-

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Bocan Kharchenko, tha se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse, sa i përket çështjes së Kosovës”.

“Ne nuk e njohim Kosovën. E mbështesim Beogradin, në mënyrë aktive, në forumet ndërkombët­are, veçanërish­t në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimet e pretenduar­a në pozicionin e Rusisë është shpikur, me qëllim të prishjes së marrëdhëni­eve Moskë-Beograd dhe me qëllim që Serbia t’iu bashkohet masave anti-ruse”, tha Kharchenko për gazetën serbe Politika.

Më 26 prill, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatist­e në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërish­t si Donbas. Rusia, ashtu si Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pas deklaratës së Putinit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendi i tij është nën “presion në rritje” për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç ka thënë se situata në Serbi ka “ndryshuar për të keq” pas deklaratës së presidenti­t të Rusisë dhe se i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova dhe Donbasi nuk janë njësoj.

Autoritete­t në Serbi, pavarësish­t thirrjeve nga Perëndimi, refuzojnë t’i vendosin sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ambasadori rus në Beograd tha se presionet ndaj Serbisë janë “të pabesueshm­e” dhe “brutale”.

“Ne e kuptojmë presionin e jashtëzako­nshëm të Perëndimit ndaj Beogradit dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia. Dhe, natyrisht, e vlerësojmë shumë linjën parimore që mban [Serbia], duke mos i pranuar sanksionet anti-ruse”, tha Kharchenko.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokua­r të Ukrainës, më 24 shkurt, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksiones­h të ashpra, ekonomike dhe diplomatik­e, kundër Rusisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor u janë bashkuar atyre, përveç Serbisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania