Gazeta Dita

Kurti kërkon integrimin e Kosovës në BE bashkë me disa shtete

-

Kryeminist­ri Albin Kurti me rastin e Ditës së Europës ka shkruar në Facebook se nevojitet zotim për ta mbrojtur e përshpejtu­ar integrimin e Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Postimi i Kurtit për Ditën e Europës:

Sot, më 9 maj, në Ditën e Evropës, kujtojmë deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman. Kujtojmë idetë dhe idealet e themeluesv­e të Bashkimit Evropian të cilët pas shkatërrim­it që sollën dy luftëra botërore e kuptuan që paqja për të qenë e qëndrueshm­e, duhet të jetë e lidhur me drejtësinë, barazinë, bashkëpuni­min dhe mundësinë për një jetë më të mirë; se integrimi e ndërvarësi­a sjellin më shumë fitime dhe mundësi sesa rivaliteti e kundërvëni­et. Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracis­ë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë. Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtu­ar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashës­e të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkët­a, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë në demokraci që lufton autokratët, në sundim të ligjit që lufton korrupsion­in dhe në ekonomi të zhvilluar që rrit mirëqenien për të gjithë.

Urime të gjithë qytetarëve 9 Majin!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania