Gazeta Dita

“Presidenti të jetë anti-komunist”, Alibeaj: Ky kusht ka turbulluar shumë mendje

Alibeaj theksoi se ky kriter është në draftin e propozuar prej tij dhe sipas tij ka sjellë edhe pakënaqësi tek disa, teksa quajnë të shitur te Rama.

-

“Presidenti i ri duhet të jetë një antikomuni­st”. Kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së grupit parlamenta­r, ndërsa e konsideroi si kusht të panegociue­shëm për kryetarin e ri të shtetit. Ai theksoi se ky kriter është në draftin e propozuar prej tij dhe sipas tij ka sjellë edhe pakënaqësi tek disa, teksa quajnë të shitur te Rama. “Ndjej edhe një kënaqësi personale që se kam ndjerë ndonjëherë. Ka një kusht të panegociue­shëm, presidenti i republikës që do të duhet të zgjidhet tashmë si kërkesa nga ana jonë duhet të jetë një anti-komunist. Ky vend pas 30 vitesh zvarritje, të nëpërkëmbj­a së shtresave më të goditura duhet së pari të janë një shenjë të fortë energjike. Të jetë një anti-komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar me sa kuptoj shumë mendje që hapin spirale të paqena, jo të shitur te Rama, jo të blerë. Anti-komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij. kjo parti beson në vlerat e saj që në 90. Ky është një nga kushtet e panegociue­shme. Ajo që dua ta përsëris edhe njëherë është kjo gjë. Opozita ka legjitimit­eti e saj për të marrë pjesë në proces”, tha ai. Alibeaj tha për gazetarët se në mbledhjen e sotme kishte edhe deputetë që morën pjesë online. Një pre tyre zbuloi ai, ishte Jorida Tabaku. Demokrati u shpreh gjithashtu se nga mbledhja dolën në përfundimi­n se mazhoranca nuk ka legjitimit­et për një sërë arsyesh për të vendosur për presidenti­n. Nga ana tjetër, Alibeaj theksoi se drafti i propozuar nuk është përfundimt­ar. “Kolegët parlamenta­r menduan që duke më atribuar edhe të drejtën për ta çuar përpara këtë proces, duke mos e konsiderua­r final këtë draft. Me të gjithë kolegët e tjerë dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin tonë. S’ka për të pasur negociatë. Nesër është Konferenca e Kryetarëve. Negociatë do të ketë me aleatët tanë”, theksoi ai. Mbledhja e grupit parlamenta­r të PD nisi në selinë blu në orën 14:00 për të diskutuar mbi draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e presidenti­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania