Gazeta Dita

Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi vjet vodhën vota për Lulzim Bashën

-

Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi kanë vjedhur vota vjet në kuti për Lulzim Bashën kur u rizgjodh në krye të Partisë Demokratik­e pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë akuzë e deklaroi në “Dita Jonë” kandidati i tërhequr nga gara për kreun e PD-së Edvin Kulluri, bazuar edhe në vetë deklaratën e Edi Palokës. Sipas tij të tre këta u shpërblyen, në vend që të ishin përjashtua­r nga PD. “Basha vjet ka dyfishuar votat në kuti, kush ishin anëtarët e komisionit. Ata janë edhe po sot që janë Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Këtë e ka provuar Edi Paloka me fjalët e tij që e pranoi se të gjithë kemi vjedhur vota për Bashën dhe shpërblehe­t me votë për të qenë kreu i Këshillit Kombëtar, kur duhet të ishte përjashtua­r nga PD. Unë shoh produktin e Këshillit Kombëtar ku nuk votohet Ibsen Elezi, por Rudina Hajdari. Pazar, por këto janë vota e vullnet politik. Kjo është për të ardhur keq”, tha Kulluri. Sipas tij kjo parti nuk mund të rrëzojë regjimin e Ramës, pasi në garë me qeverinë për të vjedhur vota, është e humbur: “Kjo është partia që do të rrëzojë regjimin e Ramës? Po të jetë për të vjedhur vota garën e fiton qeveria. Ky është një projekt politik i dështuar “. Ndërsa flet për tërheqjen e tij nga gara për kryetar të PD-së, Kulluri akuzon Berishën se po bën të njëjtën gjë si Basha 5 vjet më parë, duke e përçarë PD. Sipas tij kjo një aventurë personale e liderit historik demokrat me kosto për opozitën: “Në Shqipëri ka degraduar funksionim­i i partive politike. Kemi një që është parti familjare, kemi një parti që është vetëm Rama, hyjnë vajza djem që bëhen ministra dhe nuk ua mban mend njeri emrin dhe ky është produkti i autokracis­ë. E njëjta gjë në PD dhe i vetmi dallim dhe që e përkeqëson është që në PD po përsëritet e njëjta gjë pas traumës që shkaktoi Basha. Ti shton dozën e mosbesimit, mërzit votuesit dhe e rrudh më keq PD, krahasuar me vitin e kaluar. Pjesa gri demoralizo­het, nuk merr pjesë në votime dhe nëse shkohet deri në fund PD vitin tjetër nuk do të marrë dot as votat e 2017 se është shumë e përçarë. Kjo është aventurë personale, zoti Berisha dhe këta nuk e çojnë dot opozitariz­min në alternativ­ë të besueshme”. Kulluri thekson që Berisha mund të zgjidhet kryetar i PD-së po i mungon legjitimit­eti moral, se ka qenë pjesë e krizës dhe mbështetës i saj, ndërsa problemi që ai ka me SHBA-në është i pakapërcye­shëm. “Ndryshimet e 11 dhjetorit janë pozitive, por futja e primareve doli një gënjeshtër e madhe, ka nevojë për institucio­ne dhe vullnet politik. Këtu mungon vullneti politik. PD o do të kthehet në parti politike ose e vullnetarë­ve të Berishës dhe Bashës. Këto nuk janë parti, por janë sekte ku ka një prift dhe të tjerët falen. Nëse është parti duhet të dominojnë këto parime që janë tradhtuar. Si mundet për dy javë që të dalë kryetari. Nga mbështetës i Bashës është bërë kundërshta­r për një arsye. Personale. E vetmja e drejtë që ka thënë Basha është që “Berisha u ngrit kundër meje kur u përjashtua vetë. PD e zbuluan që ishte në krizë vetëm në 9 shtator. Berisha mund të zgjidhet kryetar, por i mungon legjitimit­eti moral, se ka qenë pjesë e krizës dhe mbështetës i saj. Në atë parti nuk ka respekt për fjalën, njeriun, debatin dhe dinjitetin njerëzor dhe mendo që kur nuk kanë për ne, mendoni për qytetarët. Problemi i Berishës me SHBA është i pakapërcye­shëm sot”, tha Kulluri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania