Gazeta Dita

“Zbutet” fatura për blerje energjie: Fatura për mars-prill, 18.1 milionë euro

Sipas të dhënave të publikuara, rreth 15 mln euro u shpenzuan gjatë muajit mars, ndërkohë që pjesa tjetër për blerjet e muajit prill.

-

Rreth 18.1 mln euro u shpenzua për blerjen e energjisë, me qëllim plotësimin e nevojave konsumator­e gjatë muajit mars dhe prill, duke shënuar një rënie të konsiderue­shme në raport me 2 muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare dhe të përpunuara nga TV SCAN rreth 15 mln euro u shpenzuan gjatë muajit mars, ndërkohë që pjesa tjetër për blerjet e muajit prill. Në total për këto 2 muaj është blerë një sasi prej 72 023 Mwh, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia varion nga 130 euro/mwh që është çmimi më i lirë, në 303 euro/mwh që është çmimi më i lartë i paguar gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, shpenzimet për muajin mars dhe prill janë ndjeshëm më të ulta në raport me 2 muajt e parë të këtij viti, ku vlera totale e paguar arriti në 68 mln euro. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 32.6 mln euro u shpenzuan gjatë muajit janar, nërsa 35.4 mln euro gjatë shkurtit. Praktikish­t, për 4 muajt e parë të vitit në total KESH ka shpenzuar 86.1 mln euro për blerjen e energjisë, ndërkohë që për muajin maj deri më tani nuk është kryer asnjë procedurë. Me shtyrjen e gjendjes së emergjencë­s në furnizimin me energji deri në fund të vitit blerjet e energjisë do të vijojnë të kryhen nga Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare dhe jo nga OSHEE, sikurse menaxhohes­hin deri në 21 dhjetor të vitit të kaluar. Marrja e kësaj kompetence u pasua edhe me hapjen e një tenderi për ngritjen plotformës online për shitj-blerjen e energjisë, por kjo procedurë është shoqëruar me një sërë problemesh, teksa aktualisht është pezulluar nga Komisioni i Prokurimit Publik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania