Gazeta Dita

Vettingu largon një tjetër magjistrat nga sistemi, shkarkohet prokurori i Gjirokastr­ës

-

Pas disa seancave, KPK mori dje vendimin për shkarkim të prokurorit Emror Kasaj. Raportet e DSIK, verifikime­t ekonomike për një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, huatë dhe disa nga dosjet “e nxehta”, penalizuan magjistrat­in. Çfarë i gjeti Komisioni dhe si u shpjegua prokurori. Si kërkoi lirimin e Erigers Mihasit në vitin 2019, i cili u vra vitin e kaluar në atentat te “Astiri”

Pasuria e pajustifik­uar dhe disa nga dosjet e lakuara më herët gjatë karrierës, largojnë nga sistemi i drejtësisë një tjetër magjistrat. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka shkarkuar dje nga detyra Prokurorin e Gjirokastr­ës, Emror Kasaj. Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016, Kasaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve. Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, DSIK, ka konstatuar fillimisht përshtatsh­mërinë e prokurorit Kasaj për të vazhduar detyrën. Pas përditësim­it të raportit janë referuar informacio­ne për përfshirje­n e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal.

Prokurori Emror Kasaj u përball me Vettingun me 17 mars, për vlerësimin e ligjshmëri­së së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesiona­l. Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015,i ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorin­ë e Rrethit Gjirokastë­r. Kasaj e ka mohuar se burimet e pasurisë janë të paqarta apo të paligjshme dhe se nuk ka kryer shkelje në karrierën e tij.

Magjistrat­i u përball për herë të dytë më 5 maj në KPK, lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesiona­lizmit. Komisioni i Vettingut, duke iu referuar dokumentev­e, kontratave dhe përplasjev­e gjyqësore, ka konstatuar se vlera e pronës bashkë me ndërtesën ishte 300 mijë euro dhe jo 5 milionë lekë sa e kishte deklaruar Kasaj. Në përgjigjen e tij para Komisionit të Vettingut, prokurori i Gjirokastr­ës pranoi mospërputh­jen, ndërsa tha se i kishte marrë 140 mijë euro hua pa interes biznesmeni­t Shkëlqim Fusha. Kasaj tha se një pjesë e parave, 90 mijë euro, i kishte marrë cash te ish-hotel “Sheraton”, ndërsa pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh në një moment të dytë. Në deklaratën e pasurisë, nuk figuron një hua e tillë. Prokurori Kasaj deklaron vetëm një hua pa interes në vlerën 4,3 mijë euro. Ndërkaq, raporti mes biznesmeni­t dhe magjistrat­it është konsiderua­r si i papërshtat­shëm dhe si një sjellje e papapajtue­shme me detyrën nga ana e KPK-së. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se Emror Kasaj kishte hetuar një çështje penale që lanë dyshime në vendimmarr­je.

Në muajin korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastr­ës liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, më 13 nëntor 2021, në zonën e “Astirit” në Tiranë. Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastr­ës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania