Gazeta Dita

Finalja e Tiranës/ Tifozët me shpresë tek UEFA, edhe 10 mijë bileta të mbetura

-

Ka edhe pak shpresë. Finalja e Tiranës, për të gjithë ata tifozë të Romës dhe Fejnordit, të cilët nuk kanë ende një biletë për në finalen e Tiranës, mund ta sigurohet nëpërmjet UEFA-s.

Ata duhet të regjistroh­en në sitin e saj dhe prej së martës, në orën 12:00, mund të shpresojnë për të fituar një biletë. Mesatarja e çmimit të biletave është nga 80 deri në 125 euro.

Nuk ka një numër zyrtar, por flitet për rreth 10 mijë bileta që UEFA do të nxjerrë në shitje jo vetëm për tifozeritë e dy skuadrave finaliste të Ligës së Konferencë­s, por për të gjithë ta apasionuar­it. Për shembull, një tifoz portugez që dëshiron të shohë Mourinjon në finalen e Tiranës, ka të njëjtat mundësi për të qenë në “Air Albania” sa një tifoz romanist apo një holandez.

Administri­mi i biletave në fakt është një çështje që nuk u ka pëlqyer klubeve, jo vetëm Romës dhe Fejnordit, por të gjithë atyre që kanë shkuar në finale. Jurgen Klop, tani dhe në të kaluarën, ka kritikuar vendimin për të lënë një numër të vogël biletash për tifozët e skuadrave finaliste.

Edhe çështja organizati­ve është kritikuar, sepse gjithçka është vendosur në tavolinë në momentin e shortit të gjysmëfina­leve: hotele të zgjedhur nga UEFA dhe rrugëtime të detyruara. Pak mundësi për ndryshim. Stadiumi “Air Albania” mund të presë 21 mijë spektatorë, por për arsye sigurie në finale do të jenë 19 mijë.

Dy tifozërive të dy skuadrave finaliste u janë rezervuar pjesët anësore të stadiumit dhe në total finalja e Tiranës do të jenë pak më pak se 8 mijë mbështetës të Romës dhe Fejnordit.

Klubi italian, duke parë kërkesat e shumta, ka vendosur të kënaqë abonentët, ka dhuruar biletat për

166 tifozët që ishin në humbjen e Bodos dhe ka rezervuar një kuotë për personat me aftësi të kufizuara. Kërkesat për një biletë kanë kapur ndërkohë shifra të çmendura, më shumë se një mijë euro.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania