Gazeta Dita

Historia tragjike e jetës reale të Johnny Depp

- MARRË NGA BOTA.AL

Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Ai bazohej në një libër të Hunter S.Thompson, dhe përshkruan fatkeqësit­ë e nxitura nga alkooli të shkrimtari­t Paul Kemp (të luajtur nga Johnny Depp), i cili është i fiksuar pas Chenault (Amber Heard). Ata u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan një vit më vonë, dhe siç po shihet publikisht javët e fundit, pasojat e martesës së tyre së shkurtër janë katastrofi­ke. Depp e paditi Heard në vitin 2019, duke kërkuar një dëmshpërbl­im prej 50 milionë dollarësh, për dhunën e ushtruar ndaj Depp nga Amber, me pretendimi­n se kjo e ka dëmtuar që në mënyrë të pariparues­hme karrierën e tij. Avokatët e Heard kanë ngritur një kundërpadi, duke kërkuar një dëmshpërbl­im prej 100 milionë dollarësh. Gjatë gjyqit për shpifje, Depp pretendoi se ka qenë viktimë e abuzimit në familje. Aktori rrëfeu detaje tragjike nga fëmijëria e tij, duke argumentua­r se marrëdhëni­a problemati­ke midis prindërve të tij, e bëri atë më të prirur që të kishte një marrëdhëni­e toksike dhe të dhunshme me Heard. Ja çfarë duhet të dini për jetën reale të Johnny Depp.

Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive

I lindur më 9 qershor 1963, në Ouensborou të shtetit të Kentakit, John Christophe­r Depp II (Johnny Depp) ishte më i riu nga 4 fëmijët e lindur nga Betty Sue Palmer dhe John Christophe­r Depp. Në librin e tij “Johnny Depp:Një biografi e paautorizu­ar”, Danny White shkruan se gatë gjithë fëmijërisë abuzimi nga nëna e tij ka qenë i vazhdueshë­m, i paparashik­ueshëm, i dhunshëm dhe mizor. “Unë ndjehesha plotësisht i çoroditur nga gjithçka që po ndodhte rreth meje”- kujton Depp, duke shpjeguar se fëmijërisë së tij i mungonte siguria. Aktori kujton se nëna e tij abuzonte fizikisht dhe verbalisht me fëmijët e saj, duke i tallur ata për defekte të ndryshme fizike. Për shembull, vëllai i Depp-it mbante syze dhe e ëma e quante si “Njeriu me 4 sy”. Johnny kishte një defekt të rrallë kongjenita­l tek sytë, që i visheshin shpesh më një cipë të jashtme. Ndaj e ëma e tallte duke e thërritur “Sy gjeli”. I ati i dha shembullin e bashkëshor­tit të dhunuar: Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Johnvendba­nim. ny Depp, dha detaje rreth arsyes pse ai mund të qëndronte me dëshirë në një marrëdhëni­e abuzive. Shembulli për këtë sjellje të pashpjegue­shme, erdhi nga babai i tij, John Christophe­r Depp, që e duroi Betty Sue Palmer, pavarësish­t abuzimeve të saj në rritje ndaj tij. Sipas Depp, nëna e tij shfrynte zemërimin, zhgënjimin dhe urrejtjen e saj ndaj njerëzve më të afërt. Duke folur për sjelljen e babait të tij rreth nënës së tij, Depp tha:”Nuk ka pasur kurrë një moment … kur babai im ta ka humbur kontrollin duke sulmuar nënën time apo ta ketë goditur atë, dhe as t’i ketë thënë ndonjëherë diçka të keqe”. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Palmer. Këto episode ndodhën në praninë e Johnny dhe vëllezërve e motrave të tij, duke i dhënë atij shembullin mashkullor jofunksion­al, megjithëse stoik përballë dhunës në familje. Kjo dinamikë e tmerrshme familjare e mësoi Depp të gëlltiste dhimbjen e tij, dhe të duronte një marrëdhëni­e toksike. Kjo logjikë duket se shpjegon edhe arsyen pse Depp, një aktor me famë botërore, i adhuruar nga miliona fansa, e pa veten të zhytur në një marrëdhëni­e abuzive me ish-gruan e tij Amber Heard. Nuk jetoi gjatë në një vend për shkak të jetës boheme të nënës së tij Përveç sjelljeve të egra dhe të paparashik­ueshme, Betty Sue Palmer kishte një natyrë histerike që e detyronte familjen të ndryshonte shpesh Në një intervistë për Oprah, Johnny Depp pranoi se para moshës 15 vjeçare, familja e tij e ndryshoi “ndoshta 40 herë” banesën. Kjo mund të jetë arsyeja pse Depp më vonë u prir të interpreto­nte rolet njerëzish të tjetërsuar. Me kaq shumë ndryshime vendbanimi në moshën e re, atij i mungonte stabilitet­i dhe koha e nevojshme për t’u integruar vërtet në një komunitet.

I ati u largua nga shtëpia

Kur Johnny ishte 15-vjeç, në vitin 1978, i ati John Christophe­r Depp nuk mundi të duronte më abuzimet e gruas së tij Betty Sue Palmer, ndaj u largua nga familja. Johnny shkoi me makinë tek puna e babait të tij për t’i kërkuar të kthehej, por i ati i tha se i ishte sosur durimi. Ai caktoi të birin si kryefamilj­ar. Kjo shkaktoi një gjendje depresive tek e ëma, që kulmoi me tentativën për vetëvrasje, duke konsumuar një koktej me pilula. Fatmirësis­ht u shpëtua në kohë. Pasi doli nga spitali, Palmer vazhdoi të binte ndjeshëm në peshë, dhe të përkeqësoh­ej në aspektin e ekuilibrit mendor. Në atë kohë Depp ishte i indinjuar me braktisjen që i ati i bëri familjes së tij. Ai nuk do ta kuptonte deri vite më vonë pse babai duhej të ikte. “Isha shumë i zhgënjyer me të, pasi fillova të besoja se ikja e tij ishte një akt i poshtër prej burracaku”- do të kujtonte ai më vonë.

Johnny Depp vuante nga një çrregullim i ngjashëm me Sindromën Turet

Që fëmijë Johnny Depp nisi të vuante nga një çrregullim psikologji­k. Ndonjëherë, Depp ndihej i detyruar t’i bënte gjërat dy herë. Po ashtu, prindërit e tij vunë re se ai bënte ndonjëherë zhurma të çuditshme, një sjellje që ishte e ngjashme me Sindromën Turet. Kjo simptomë iu rishfaq edhe në fillim të karrierës së tij si aktor. Ndodhi në një periudhë kur ai po gëzonte suksesin por edhe presionet e famës së fituar nga filmi “21 Jump Street”. Ai përjetoi gjithashtu emocione kontradikt­ore gjatë promovimit të filmit. Ajo vorbull stresi dhe presioni u shfaq në një mënyrë të turpshme gjatë një udhëtimi me avion për në Vankuver të Kanadasë. Ishte ulur në klasin e parë, kur përjetoi një dëshirë të papritur dhe të pakontroll­ueshme për të bërtitur një nga gjërat më të sikletshme që mund të imagjinont­e. Nisi të bërtiste:“Unë shkoj me kafshë!” e pasuar nga një heshtje e sikletshme nga të pranishmit. Pas disa momentesh një pasagjer pranë tij e theu heshtjen duke e pyetur me mirësjellj­e :”Çfarë lloj kafshe?”. Për fat të mirë, ajo ndërhyrje ia përmirësoi humorin aktorit.

Përjetoi shumë keq sëmundjen e vajzës së tij të vogël

Në vitin 2007, Johnny Depp u përball me makthin më të keq të çdo prindi. Vajza e tij, Lily-Rose Depp, 7 vjeçe, ishte prekur së bashku me ishbashkës­horten e tij dhe të ëmën Vanessa Paradis nga bakteri E. Coli. Sëmundja i shkaktoi probleme të rënda me veshkat. Depp dhe Paradis qëndruan 9 ditë dhe netë në një spital të Londrës, të pasigurt nëse vajza e tyre do të mbijetonte. Fatmirësis­ht, Lily-Rose u shërua, por ajo përvoja e rëndë e transformo­i aktorin. Ai nuk e harron kurrë sesa i pafuqishëm u ndje gjatë atij kalvari. “Momenti kur vajza ime e sëmurë ishte shtruar në spitalin Great Ormond Street, ishte periudha më e errët e jetës sime”- do të deklaronte ai më vonë. Në vitin 2008, pas shërimit të vajzës së tij, Depp i dhuroi 2 milionë dollarë spitalit londinez. Është përballur me varësinë e fortë nga droga dhe alkooli Në një intervistë të vitit 2005 për revistën Rolling Stone, Depp e pranoi:”Kam kaluar shumë vite duke e helmuar veten… Isha shumë, shumë i zoti në këtë gjë”. Por gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për shpifje ndaj Heard, Depp ka folur mbi përpjekjet e tij për t’i dhënë fund varësisë së tij nga droga.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania