Gazeta Dita

Fati i PD në duart e saj, Rithemelim­i nis “aksionin”

-

Komisioni i Rithemelim­it i ka dërguar ditën e martë një ankesë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, ku i kërkon shkarkimin e Gjyqtares Blerina Muça, e cila në 22 prill pranoi të shqyrtojë në apel ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për vendimin e marrë në 25 mars nga ana e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu si të rregullt Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të shkuar.

Në kërkesën e Komisionit të Rithemelim­it thuhet se strukturat dhe organet e PD zyrtare janë ato që janë njohur ligjërisht nga Gjykata në 25 mars të vitit 2022.

Me anë të kësaj kërkesë Komisioni i Rithemelim­it ka bërë një tjetër lëvizje për të mos kthyer mbrapsh vendimin e marrë nga gjyqtari Zhukri.

Nëse ky vendim do të cilësohet nul në apel, atëherë situata do të përmbysej në PD, dhe vendimet e marra nga Kuvendi i Rithemelim­it do të shpalleshi­n nul, pasi do të rikthehesh­in sërish në krye të PD ata që e drejtonin para 25 marsit.

Pra nëse në Gjykatën e apelit do të rrëzohej vendimi i marrë nga gjyqtari Zhukri i cili njeh si të rregullt Kuvendin e 11 Dhjetorit, atëherë Enkelejd Alibeaj do të rimerrte postin e kreut të komanduar, nënkryetar­ët do të rikthehesh­in sërish në detyrë, si dhe Gazment Bardhi do të merrte gjithashtu pozicionin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm. Po ashtu nëse vendimi i apelit do të shpallte nul vendimin e gjyqtarit Zhukri, Kuvendi i 30 Prillit do të ishte gjithashtu nul.

Krahas kësaj ankese, në

Apel është edhe një ankesë paralele nga PD. Ajo parashikon përfshirje­n në statutin e PD-së edhe të vendimit “për të përjashtua­r nga partia çdokënd që është shpallur non grata nga amerikanët”. Ky nen në ndryshimet statutore të 18 dhjetorit godet direkt Sali Berishën.

Tashmë, drejtimi i PD-së është në duart e gjykatave, pasi nëse pranohet regjistrim­i i statutit në Kuvendin e 18 dhjetorit të organizuar nga Basha, atëherë Berisha është i përjashtua­r nga partia, ndërsa pritet më pas vendimi për çështjen e sotme, ku është ende në lojë fakti nëse si drejtues të partisë do të njihet Komisioni i Rithemelim­it apo ato të mëparshmet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania