Gazeta Dita

Paguhen punëtorët, por incenerato­ri i Elbasanit nuk djeg mbetje

Impianti po përdoret aktualisht për seleksioni­min dhe depozitimi­n e mbetjeve urbane, ndërkohë që është siguruar pagesa e rrogave të punëtorëve

-

Drejtuesi rajonal i Inspektora­ti Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Egliver Laloshi i tha BIRN se rrogat e prapambetu­ra për dy muaj për 30 punëtorët e impiantit të incenerimi­t të mbetjeve të Elbasanit janë likuiduar nga kompania Albtek Energy.

Mësohet se të gjithë punëtorët përveç dy shoferëve kanë pasur një konfirmim të kontratës së tyre nga ana e bashkisë Elbasan, e cila është në procesin e marrjes në menaxhim të impiantit nëpërmjet një kontrate qiramarrje simbolike.

“Ne negociuam që punëtorët të merrnin pagat dhe kjo gjë u arrit,” tha Laloshi. “Sa i përket vazhdimit të punës nga ana e punëtorëve i përket institucio­neve respektive të përgjigjen,” tha Laloshi.

Laloshi ka qënë zyrtari vendor që ndërmjetës­oi me punëtorët pas hedhjes se tyre në protestë deri në shlyerjen e pagave.

Kompania Albtek Energy tashmë është në sekuestro preventive dhe administra­ohet nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a. Sekuestrim­i i kompanisë u urdhërua nga SPAK, pas arrestimit të ish-ministrit së Mjedisit, Lefter Koka nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me koncesioni­n e incenerato­rit të Elbasanit.

Edhe pse vetë incenerato­ri nuk punon, të gjithë punëtorët janë në punë. Aktualisht funksionon seleksioni­mi i mbetjeve dhe depozitimi në landfill. Punëtorët thonë se janë të pakënaqur me llojin e punës së ofruar.

“Unë punoja tek seleksioni­mi i plastikës dhe tani kam përfunduar tek kanaçet,” tha njëri prej punëtorëve që refuzoi të indetifiko­hej me emër, ndërsa shtoi se i kanë dhënë një punë më të vështirë.

“Ka njerëz që nuk bëjnë asnjë punë dhe e marrin rrogën kot,” u ankua ai.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja konfirmoi se janë punësuar 28 puëntorë nga 30 që kishte më parë incenerato­ri.

“I kemi rimarrë në punë të gjithë punëtorët ashtu siç edhe premtuam veç dy shoferëve për të cilët nuk kishte mjete,” tha Llatja, ndërkohë që konfirmoi se ende incenerato­ri nuk është vënë në funksion.

Aktualisht në landfillin e Elbasanit bëhet vetëm depozitimi dhe seleksioni­mi i mbetjeve urbane nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania