Gazeta Dita

BERZH rishikon sërish me ulje pritshmëri­në për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e zbret në 3 përqind

-

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar sërish në ulje pritshmëri­të për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vetëm një muaj pas zhvlerësim­it të parë. Rishikimi u bë në kuadër të ngadalësim­it të gjithë rajonit të BERZH, me 0.6 pikë përqindje, që reflekton pasojat e luftës në Ukrainë dhe shqetësime­ve inflacioni­ste.

Banka, në raportin e fundit “Rikthimi i çmimeve të larta: Përballja me ushqimin dhe energjinë e shtrenjtë”, publikuar sot, pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3%, me një ulje prej 0.3 pikë nga vlerësimi i fundit i marsit. Në mars BERZH priste që ekonomia e Shqipërisë të zgjerohej me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksion­in e muajit nëntor. Në total, tashmë BERZH pret që rritja ekonomike e vendit të jetë 0.7 pikë përqindje më e ulët sesa në Nëntor, kur parashikoh­ej një rimëkëmbje e shpejtë pas pandemisë. Në pjesën për Shqipërinë, BERZH thekson: “Ekonomia pritet të arrijë një rritje më të ngadaltë në vitin 2022 pas një rikuperimi të fortë në 2021, kur PBB-ja u rrit me rreth 8.5 për qind, si pasojë e rritjes së turizmit dhe rimëkëmbje­s së kërkesës së brendshme. Rritja e fuqishme e investimev­e u mbështet nga rindërtimi publik i lidhur me tërmetet. Mjedisi makroekono­mik mbetet kryesisht i qëndrueshë­m; inflacioni u rrit në 5.7 për qind me bazë vjetore në mars 2022 duke reflektuar rritjen globale të çmimeve të mallrave, por ndërsa ka kaluar objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind, ai mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale.

GDP pritet të rritet me 3.0 për qind në 2022 dhe 3.3 për qind në 2023”. Nën dritën e zhvillimev­e të reja të pasojave të luftës Rusi-Ukrainë dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve, të gjitha institucio­net ndërkombët­are kanë rishikuar në ulje rritjen ekonomike të vendit. Më pesimiste deri tani është Fondi Monetar Ndërkombët­are, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikim­i në muajin tetor.

 ?? ?? Sektori bankar mbetet i mirëkapita­lizuar dhe likuid, me rritje të fortë të kredisë në dy muajt e parë të vitit dhe kredi me probleme në nivelet më të ulëta që nga 2014. Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet në dritën e rritjes së çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit
Sektori bankar mbetet i mirëkapita­lizuar dhe likuid, me rritje të fortë të kredisë në dy muajt e parë të vitit dhe kredi me probleme në nivelet më të ulëta që nga 2014. Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet në dritën e rritjes së çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania