Gazeta Dita

Buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14 përqind-24 përqind në prill

Çmimet e mallrave pritet të jenë të larta edhe gjatë periudhës afatmesme për shkak të deformimit të zinxhirëve të furnizimit nga pandemia dhe lufta

-

Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra.

INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifik­uan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar. Rritjen më të lartë e pësoi çmimi i vajit, i cili muajin e kaluar ishte 24.2 për qind më e i lartë se vjet në prill.

Pas vajit rritja më e lartë ishte për çmimet e vezëve dhe të bulmetit me rreth 17%. Çmimet për këto produkte po rriten ndër tjerash prej problemati­kave që po kalon sektori i blegtorisë ku po vihet re një rënie e madhe numrit të krerëve vitet e fundit. Ndërkohë gripi që ra këtë pranverë në pularitë më të mëdha në vendit në Durrës uli ndjeshëm ofertë për vezë në treg duke ndikuar në rritjen e çmimit.

INSTAT raportoi se çmimet e ushqimeve në prill u rriten mesatarish­t 10% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Por Banka Botërore në një vlerësim të fundit për ecurinë ekonomisë në Rajonin e Ballkanit vuri në dukje se inflacioni zyrtar në Shqipëri pasqyron më shumë inflacioni­n e të pasurve teksa inflacioni i të varfërve (20% e popullsisë) që jeton me të ardhura të ulëta paguan një faturë më të shtrenjtë se raportimet zyrtare.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtim­i i tyre më shumë gjasë do të përkeqësoj­ë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4 USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të djeshme nga viti 2020. Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburante­ve në prill u rit me mbi 22 për qind.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania