Gazeta Dita

Skandali me incenerato­rin e Fierit, më 17 maj mbahet seanca në Apel për ish-ministrin Lefter Koka dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë, kërkojnë lirimin

-

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-zyrtarët Arenc Myrtezani, Sabina Cenameri, Pëllumb Abeshi dhe Etleva Kondi, do të kërkojnë në Apel zhbërjen e masës së sigurisë të marrë ndaj tyre nga shkalla e parë e GJKKO, për akuzat për çështjen e Incenerato­rit të Fierit. Seanca është përcaktuar më datë 17 maj. “Komunikohe­t në mënyrë të përmbledhu­r se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistrua­r pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar. Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikua­r më datë 17 Maj 2022, ora 11:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të GJKKO. Jo vetëm në Incenerato­rin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit sipas Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë shkelur procedurat për dhënien e koncesione­ve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Rreth 5 milionë euro pasuri e sekuestrua­r (1,2 Lefter Kokës, 2 milionë euro në Elbasan dhe 140 mijë euro babait të ish-deputetit Alqi Bllako) dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit, ishte bilanci i fundit SPAK. Ata akuzohen se kanë tjetërsuar truallin në Fier dhe falsifikua­r dokumentet, sikurse edhe kanë përfituar ryshfete për rastin e Elbasanit. Ish-ministri akuzohet se mori rreth 3,7 mln euro ryshfet për incenerato­rin e Elbasanit, nga dy biznesmenë­t po nën akuzë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania