Gazeta Dita

PUTINIT I KA MBETUR VETËM KULTI OGURZI I FITORES

- Nga KIRILL MARTYNOV

Vladimir Putin lindi 7 vite pas përfundimi­t të Luftës së Dytë Botërore, dhe u rrit me mitin e fitores së madhe që propagando­hej në kohën e Leonid Brezhnev. Një njeri pa arsimimin e duhur, dhe që i pëlqente të citonte batuta nga filma sovjetikë dhe histori të vjetra.

Miti, i festuar të hënën në Ditën e Fitores së Rusisë, është shndërruar në narrativën bazë që mbështet planin e Putinit për të sunduar përjetësis­ht Rusinë. Erdhi një moment kur ai vendosi të qëndronte në pushtet për një kohë të pacaktuar.

Zgjedhjet do të vinin dhe shkonin, dhe ai do të gënjente duke thënë se ato do të ishin të fundit për të, se nuk kishte ndërmend të ndryshonte kushtetutë­n ruse të vitit 1993, e cila parashikon maksimumi 2 mandate presidenci­ale radhazi.

Strategjia e tij e parë për sundimin e përjetshëm, ishte të lejonte pasurimin e qytetarëve, teksa vendi u bë më i pasur se kurrë në gjysmën e dytë të viteve 2000. Por kur u ndal rritja ekonomike, dhe me shumicën e pasurisë kombëtare të përqendrua­r në pak duar pranë regjimit, ai u detyrua t’i drejtohej propagandë­s.

Kështu Putin nisi të nxiste një ndjenjë ndaj “vlerave tradiciona­le”, për të forcuar konceptin e rëndësisë që kishte ai vetë për Rusinë. Ai nisi ta cilësonte veten si udhëheqësi i domosdoshë­m, që ishte mbrojtja e vetme për rusët kundër Perëndimi dhe shpërbërje­s së kombit rus në “detin” e popujve evropianë.

Dhe Putini filloi t’i besojë edhe vetë propagandë­s së tij, sipas së cilës ai tani kishte një mision të veçantë historik për të krijuar një Rusi të Madhe. Jo një Bashkim Sovjetik të ri, sepse askush nuk ishte gati të rindërtont­e komunizmin, as të shpikte ndonjë ideologji të re, apo të ri-kolonizont­e Azinë Qendrore, në mënyrë që të siguronte fuqi punëtore të lirë për ekonominë ruse.

“Vlerat tradiciona­le” të Putinit u zbërthyen në thelb në një homofobi dhe në kultin e fitores ushtarake. Por shumë shpejt u bë shpejt e qartë se persekutim­i i homoseksua­lëve, nuk përbënte një strategji të qëndrueshm­e për sundimin e përjetshëm të një lideri të fortë.

Kulti i fitores ishte gjithçka që i kishte mbetur. Panorama mori formë dalëngadal­ë. Opereta e militarizm­it rus u shoqërua nga propaganda televizive, ku shumë “ekspertë” filluan të thoshin se ne ishim më të fortët në botë, se askush nuk mund të na urdhëronte, se raketat tona mund ta përshkonin botën disa herë, dhe të shkatërron­in cilindo që do të donim ne.

Ishin pretendime qesharake, por fjalimet e Putinit filluan dalëngadal­ë që të jenë gjithnjë e më shumë të ngjashme me ato të neofashist­it Vladimir Zhirinovsk­y, që vdiq pak kohë më parë. Ai nisi të fliste gjithnjë e më pak për gjëra konkrete si zhvillimi ekonomik, dhe më shumë për lloje të reja armësh “të pashembull­ta”.

“Ne mund ta bëjmë sërish këtë gjë”, u bë slogani kryesor i Rusisë së Putinit, një referencë e qartë ndaj faktit se rusët e mundën nazizmin në Luftën e Dytë Botërore, dhe besojnë se mund ta bëjnë përsëri. Putini ka fituar 4 zgjedhje presidenci­ale, por presindeci­alet e pesta po afrojnë, dhe janë planifikua­r për në vitin 2024.

Pandemia e Covid-19 shkaktoi shumë dëme në Rusi. Ekonomia ruse ka rënë, ndaj opsionet e Putinit janë të pakta. Ndaj në mendjen e tij, mënyra e tij më e mirë për të mbajtur pushtetin, është një përsëritje e fitores së madhe. Por për këtë do të mjaftonte një paradë simbolike si ajo e 9 Majit.

Po ashtu duket si momenti kur u shpërbë vërtet Bashkimi Sovjetik, sepse Rusia, si trashëgimt­are e asaj perandorie, nuk mund ta kalojë këtë krizë me gjithë ato mite sovjetike për fitoret ende të paprekura. Ndaj nuk duhet të habitemi që këtë e kanë pranuar shumica e rusëve, dhe ata janë indiferent­ë ndaj krimeve po kryhen ushtria ruse në Ukrainë.

Kjo ndodh jo vetëm sepse ata nuk mund të shohin panoramën e plotë të situatës për shkak të zhdukjes së gazetarisë dhe mediave sociale. Por edhe sepse nëse ndalon së besuari propagandë­n, atëherë nuk mund të besosh më në një Rusi me vlera tradiciona­le, tek një komb hero i Ditës së Fitores.

Gjithçka që ka mbetur është një person i egër, që endet nëpër rrënojat e një kleptokrac­ie të militarizu­ar, duke mbajtur në dorë një valixhe bërthamore. Dhe kush dëshiron që ta besojë këtë? Kush jemi ne dhe si e lejuam këtë të ndodhë? Është e frikshme t’i përgjigjes­h kësaj pyetjeje. Rusët do t’i mbajnë deri në fund mitet e tyre. Ndërkohë, ata kanë paradën e tyre ushtarake dhe Ditën e Fitores, opiumin e masave.

Kirill Martynov, kryeredakt­or i Novaya Gazeta Europe, gazeta ruse që u mbyll në Rusi, dhe që tani botohet në mërgim në Lituani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania