Gazeta Dita

Shifrat: Dje u konfirmuan 44 pacientë të rinj me koronaviru­s

-

Gjatë orëve të fundit Me rritjen e numrit të testimeve të kryera gjatë orëve të fundit, është shënuar edhe një rritje e lehtë e infektimev­e të reja me koronaviru­s. Por, pavarësish­t kësaj rritjeje të infektimev­e, autoritete­t e shëndetit thonë se situata është e qëndrueshm­e, e se fatmirësis­ht jo vetëm nuk janë regjistrua­r humbje jete, por nuk ka as shtim të numrit të pacientëve të infektuar të cilët kanë nevojë për kujdes më të specializu­ar mjekësor.

“Përgjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 44 qytetarë, në këto bashki: 20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh. Janë 209 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkohë që janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë”, raportuan dje autoritete­t e shëndetit publik.

Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re.

Edhe të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, duhet të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqendrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania