Gazeta Dita

UEFA surprizon: Air Albania ‘sold out’ për finalen, u shitën të gjitha biletat për 4 orë!

-

Dje në mesditë, UEFA njoftoi zyrtarisht se nisi shitja a biletave për finalen e Conference League në Tiranë, që luhet më 25 maj. Vetëm 4 orë më pas, të gjitha u shitën! Kështu, ndoshta si asnjëherë, stadiumi “Air Albania” do t’i ketë me tifozë të 20 mijë stolat, 15 ditë para ndeshje Roma-Feyenoord.

Në dispozicio­n të tifozëve nga mbarë bota, përfshirë edhe ata shqiptarë, UEFA që menaxhon biletat, la vetëm 8500, ndërsa aplikimet ishin të hapura prej të paktën një muaji. Nga 20 mijë biletat në total, 8 mijë të tjera UEFA ua ka dhënë në dorë të dyja klubeve, italianëve dhe holandezëv­e, nga 4 mijë secili klub. Numri i vogël i biletave për klub, vetëm 4 mijë, ka bërë që holandezët e Feyenoord të akuzojnë UEFA-n për zgjedhjen e ‘Air Albania-s’. Ata shprehen të zhgënjyer dhe thonë se ‘një finale e tillë meriton një stadium ku skuadrat të kishin të paktën nga 10 mijë tifozë’. Pavarësish­t mungesës së biletave dy skuadrat pritet të sjellin në Tiranë një numër shumë më të lartë tifozësh, të cilët mund të jenë 2 apo 3 fish më shumë. Çmimet e biletave në stadium ishin të ndara në katër kategori dhe varionin nga 25-125 euro. Nga 20 mijë bileta që janë gjithsesj, UEFA ka njoftuar se në shitje janë 16500 bileta. Për rrjedhojë, për publikun e thjeshtë në të gjithë botën, ishin në dispozicio­n 8500 bileta. Disa media të huaja dhe kryesisht në Itali, raportuan dje se numri i tifozëve që mund të zbarkojnë në Tiranë mbrëmjen e 25 majit mund të shkojë deri në 90 mijë.

Këtë detaj e pohoi pak a shumë edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe kjo tifozëri mund të vijë nga Italia dhe Holanda, pjesa më e madhe si mbështetës jashtë stadiumit. Drejtuesi i projektit të UECL, Kejdi Tomorri, tregoi se pas kontakteve me UEFA-n, numri i personave që do të vizitojnë Shqipërinë më 25 maj është rritur rreth 3 herë më shumë pas përcaktimi­t të finales Roma-Feyenoord. Ndoshta një shifër e ekzagjërua­r kjo, por që vetëm dita e finales do e tregojë.*

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania